I riu vjen në Tiranë dhe përdhunon ish-gruan në shtëpinë e motrës

Gazeta Dita

Edhe pse ishin të ndarë, nuk i kishte ikur ende fiksimi për ish-gruan të riut nga Lushnja, i cili ka lënë qytetin ku jetonte dhe ka ardhur në Tiranë të përndjekë të renë e cila jetonte tashmë në kryeqytet.

Dy ditë më parë, 23-vjeçari me inicialet J.R, ka ndjekur këmba këmbës ish-bashkëshorten dy vjet më të vogël dhe e ka përdhunuar atë në banesën që dyshohet se është e të motrës së vajzës, duke u futur fshehurazi aty.

E reja për të gjitha sa ndodhën i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 4 ku ka ngritur kallëzim për ish-bashkëshortin i cili vazhdon ta përndjekë madje edhe për përdhunimin. Ai është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet kapjen e shtetasit J.R, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, ka dhunuar banesën e shtetases A.H si dhe ka përndjekur e kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me ish bashkëshorten XH.M, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 102, 121/a e 112 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *