Lushnje, aksion kundër lojrave ilegale të fatit

Elton Tafaruci

Agjentë të policisë së Lushnjes kanë ndërmarrë gjatë natës operacionin e koduar “Ypsilon”, me qëllim goditjen e ilegalitetit me lojrat e fatit.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar 13 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojrave të fatit.

Në kuadër të të njëjtit operacion janë proceduar në gjendje të lirë dy persona, shtetasja me inicialet V.H, që menaxhonte vendin ku janë gjetur 13 kompjuterët, si dhe shtetasi M.Xh, të cilit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar 1 makineri lojrash fati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *