Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në policinë e Lushnjës filloi procedimin penal në gjendje të lirë për të dyshuarin J. Sulo, 34 vjeç, banues në Durrës. Denoncimi është bërë nga B. Mërtika, 49 vjeçe, e cila banon në fshatin Seman dhe pretendon se në vazhdimësi i dyshuari ka joshur me sende materiale, telefon, rroba dhe kozmetikë, vajzën e saj 20-vjeçare me inicialet E. M., dhe pa dijeninë e prindërve ka shkuar të aplikojë për pasaportë, me qëllim për ta trafikuar jashtë shtetit. I riu ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ka një lidhje serioze me 20-vjeçaren.
