Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 63-vjeçar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 11-vjeçare të bashkëjetueses së djalit të tij. Bëhet fjalë për Feçorr Kiptiun, banues në lagjen “20 Tetori” të këtij qyteti, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës për veprën penale “kryerje të veprave të turpshme”. Sipas policisë, Kiptiu u kap pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturës. Nëna e të miturës ka deklaruar se Kiptiu e ka prekur vajzën në vende imtime. Ndërkohë, 63-vjeçari ka deklaruar se është lojë e gruas me të cilën bashkëjeton i biri.
