Një person ka humbur jetën në Lushnjë si pasojë e një aksidenti.
Një fuoristradë ka përplasur një kalimtar me biçikletë, rreth orës 14:00 pas mesdite.
Viktima është Fatmir Muça, ndërsa drejtuesi i fuoristradës që e përplasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rurale Tre Urat në Çermë Sektor rreth orës 14:15. 64-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas për vdekje nga një makinë.
Grupi hetimor vijon punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin e aksidentit.
j.l./ dita
