Gjenden në fshatin Konjat të Lushnjës 45 predha që i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Predhat janë gjetur në oborrin e një banese pronë e familjes Lepuri, ndërsa gërmohej për të punuar pemët. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe po punojnë për transportimin e predhave në një vend të sigurt, ku dhe do të bëhet asgjësimi i tyre. Predhat ishin të groposura 50 centimetra nën tokë dhe vetëm pak metra larg banesës së familjes së Ibrahim Lepurit në fshatin Konjat.

Mos i trazoni predhat ju lalët e mij te dashur! Le të vijnë lebrit ti çminosin. Ata e kanë zanat. Ju shikoni kallëmat qe ju kanë zënë arat tej e tej.