Policia vendore njoftoi dje se ka zbuluar dhe goditur një grup të bastisjes së motoçikletave në qytet. Dy prej tyre u ndaluan, po kërkohen të dyshuarit e tjerë dhe janë dokumentuar të paktën 3 raste. Burime zyrtare bënë me dije se Luis Daka, 30 vjeç, banues në fshatin Pluk dhe Mariglen Gashi, 24 vjeç, banues po në këtë fshat, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Nga hetimet rezultoi se ata janë autorët të vjedhjes së motoçikletës së A. G., më 28 maj, S. V., më 6 qershor dhe L. Sh., më 12 prill. Po hetohet edhe për raste të tjera plaçkitjesh.
