Policia vendore njoftoi dje se ka arrestuar për qëllime ekstradimi të kërkuarin Adi Koço, 30 vjeç, banues në Lushnjë. Burime zyrtare njoftuan se i riu figuronte në listën e Interpol Romës si një i dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali, me vendimin e datës 14 dhjetor 2011, me 9 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë burg, për veprën penale “trafik droge” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”. Pas përfundimit të aksionit, Policia e Fierit njoftoi Interpol Tiranën për nisjen e procedurave për ekstradim, ndërsa gjykata pritet të japë masën e sigurisë.
