Një vajzë e mitur që ishte deklaruar e humbur nga familja prej një muaji, u gjet nga policia e Lushnjës dhe u rikthye në banesë. Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 14:00 të ditës së djeshme u bë e mundur kapja e të kërkuarës me inicialet M. H., 17 vjeçe, banuese në këtë qytet. Komisariati e ka shpallur në kërkim më datë 15 mars 2014 për largim nga banesa, ndërsa prindërit kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës pasi dyshonin së mund të trafikohej. Hetimet për këtë rast vijojnë nga policia.