Lushnjë, kërcënonte familjen me armë, pranga të moshuarit

Dita

Një 61-vjeçar është vënë në pranga dje nga policia e Lushnjës, me akuzat e “ushtrimit të dhunës në familje” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Burime nga policia bënë me dije se kanë arrestuar si të dyshuar Hyqmet Pepën. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia ka gjetur një armë zjarri. Sipas familjarëve, i moshuari i kërcënonte dhe keqtrajtonte vazhdimisht pa asnjë shkak, ndërsa herë pas here i kanoste edhe me armën e zjarrit që mbante pa leje në shtëpi. I ndaluari ka mohuar akuzat, duke i quajtur sajesë të familjarëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *