Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për Ll. Nako, 69 vjeç, banues në Lushnjë, administrator në subjektin “AGRO-IMPUT”, sepse nga kontrolli i ushtruar në këtë subjekt, i licencuar për import-eksport dhe paketim të pesticideve, u konstatuan se nuk kishte fatura blerje dhe nuk kishte miratim nga Ministria e Bujqësisë dhe dyshohet se këto etiketa nuk janë të rregullta, por të falsifikuara. I dyshuari ka mohuar akuzat duke u mbrojtur, kurse dosja i kaloi prokurorisë për akuzën e falsifikimit.
