Një 32-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit dhe viktima është Arbër Mato i cili ka mbetur i vdekur pasi biçikleta me të cilën udhëtonte është përplasur nga një automjet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe e automjetit.
