Një borxh i vjetër i pashlyer bëhet shkak për vetëgjyqësi. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Lushnjës, kur ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj L. G., 44 vjeç, banues në Golem. Sipas dëshmisë të të dyshuarit dhe kallëzimit të D. S., i ka borxh një sasi lekësh dhe në shenjë vetëgjyqësie i ka marrë automjetin tip “Ford Stila” me forcë. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e të dyshuarit L.G., u gjet një pikë loto e palicencuar dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i vjedhur.
