Dy persona, babë e bir, akuzohen nga policia pas denoncimit për rrëmbim nga një 45-vjeçar me inicialet B. D. Shkak për ngjarjen është bërë një borxh i vogël i vjetës që i dëmtuari i kishte dy të dyshuarve të shpallur në kërkim Klevis dhe Novrus Dervishi, 26 dhe 54 vjeç, banues në Karbunarë. Sipas rrëfimit të 45-vjeçarit, të dyshuarit i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë, duke e mbajtur të mbyllur në një banese në lagjen “18 Tetori”. Gjithashtu i kanë marrë me anë të shtrëngimit babait të tij R. D., 70 vjeç, një shumë prej 350 euro.
