Aksidentohet në aksin Lushnjë-Fier makina me të cilën udhëtonte Kryegjyshi botëror i bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj, i njohur edhe si (Baba Mondi). Fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dy personat që udhëtonin në mjet së bashku me të janë lënduar lehtë dhe pasi marrë mjekimin në spitalin e Lushnjës janë larguar prej andej. Automjeti ku ata udhëtonin, “Benz” me targa TR8049P, ka devijuar përplasjen me një motor në vendin e quajtur “Rrapës”, në autostradën Lushnjë-Fier.
