Lushnjë, përleshje për pronat, plagosen me thikë 3 familjarë

anazapta

Një konflikt i vjetër pronësie ka shkaktuar përleshje mes dy familjeve të një fisi në Krutje, me pasojë tre të plagosur me thikë, pjesëtarë të një familjeje. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë dhe policia ndaloi Gaqi Shani, 18 vjeç dhe heton në gjendje të lirë A. C., 22 vjeç, për plagosje me dashje në bashkëpunim të të afërmve të tyre E. Sh., 39 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe G. Sh., 15 vjeç, banues po në Krutje. Mbrëmjen e së martës në Fier, policia parandaloi një vrasje me armë zjarri dhe arrestoi 43-vjeçarin Ardjan Pashollari.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *