Shembja e një prej godinave të Hekurudhës së Lushnjës, pranë stacionit të trenit, për pak mund të shkaktonte tragjedi. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “18 Tetori”, pranë Tregut Industrial. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe deklarimet e mara, rezulton se për shkak të amortizimit është shembur objekti i vjetër, i braktisur, me material tulle e betoni, me soletë me përmasa 40 me 12 metra, jashtë funksionit, pa dyer e dritare, i Hekurudhës. Nuk ka të lënduar në njerëz.
