Pronarë biznesesh dhe familjarë zhvilluan një protestë në Lushnjë ditën e djeshme, pas paralajmërimit të INUK për shembjen e objekteve te tyre. Protestuesit pretendojnë se objektet e tyre janë të hipotekuara dhe me leje ndërtimi, dhe i kërkojnë Kryeministrit një verifikim të dytë, pasi vlera e shpronësimeve është qesharake. Protesta u zhvillua pranë rotondos së qytetit. Rreth 50 objekte në katër rotondot e Lushnjës do të prishen nga Inspektoriati Urbanistik Kombëtar. Pjesa më e madhe e tyre janë me leje ndërtimi.
