Lushnjë, vetura përplas për vdekje këmbësorin

redaktor

Një person ka humbur jetën, teksa është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të pasdites së djeshme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin, ndërsa viktimë ka mbetur 40-vjeçari Artan Dosti, nga Berati. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë dhe shoqërimin e Erlind Dyrmishit, 27 vjeç, drejtuesit të mjetit tip “Golf”, me targa AA960GC, që përplasi 40-vjeçarin në rrugë. Nga ana e policisë vendore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të ndodhur dhe shkaqeve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *