Policia vendore liron dy nga katër të ndaluarit për vrasjen e ndodhur në Zhamë mesditën e së hënës për një copë tokë shtetërore ku po mbilleshin ullinj. Kurse si të dyshuar për krimin janë akuzuar të arrestuarit Xhevair Meta, 48 vjeç, për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” e babai i tij Skënder Meta, 70 vjeç, për sigurimin e armës së krimit. Policia tha se babai i ka dhënë armën “Shotgan” djalit për të vrarë Eri (Besnik) Dingozin, pse ky kishte hapur gropa ulliri.