Lushnjë, “vrava për nderin”, Daniela pranon krimin në gjykatë

anazapta

Burg pa afat është masa që Gjykata e Lushnjës ka dhënë dje ndaj 38-vjeçares Daniela Meçani, nënë e tre fëmijëve, e cila katër ditë më parë vrau me thikë ish të dashurin e motrës, pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte në kasollen e lopës. Gjatë masës së sigurisë, e dyshuara është shprehur se është detyruar të kryejë vrasjen për vetëmbrojtje. Ndërkohë që bashkëshorti i Danielës, F. Meçani, ka kërkuar lirim e saj, pasi ka theksuar se vrasja ka ndodhur për vetëmbrojtje. Ilirjan Llozi, 43 vjeç, baba i tre fëmijëve, banues në Grabian, kishte shkuar në mëngjes herët në kasollen ku Daniela po milte lopën. “Ai donte të më përdhunonte, kishte kohë që tentonte dhe më ngacmonte, ndaj edhe thikën e mbaja gjithnjë në brez”, ka thënë 38-vjeçarja. Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg”, që u miratua nga gjyqtari i gatshëm.  Prokuroria vijon hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, nëse vërtetë Daniela ka vepruar në vetëmbrojtje, apo fshihet ndonjë tjetër motiv.

 

 

 

Share This Article
11 Comments
  • Titulli eshte provincial!!!!! Vrau per nder?????????!!!!!!!!!!!!!! Kush nuk do kishte tentuar te vriste atentatorin nese do te tentonin ta perdhunonin?? Vrau per vetembrojtje do me dukej me i sakte si titull se na mbyti provincializmi.

  • Turp për prokurorinë, lëreni të shkojë te fëmijë dhe policia ti sigurojë mbrojtje.
    Shikoni fjalinë e fundit të artikullit “Prokuroria vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen, nëse vërtetë Daniela ka vepruar për vetëmbrojtje, apo fshihet ndonjë motiv tjetër”? Qesharake. Shikoni te hauri i lopës me teknika speciale se do të gjeni ndonjë provë shkencore!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Gjyqtare palle, llogoxhinj pa hesap. Per njerezit e thjeshte, kur e kuptojne te verteten, marrin masa drastike, per vraresit ne Bulevarin Deshmoret e Kombit s’ja u mban menderja por i nxjerrin te pa fajshem

  • Per Prokurorin dhe Gjykatesin, qe e lene ne burg, Daniela Mecani .
    More tutkuner,prokuror dhe gjyqtar, sa kohe duhet te vertetoni , qe Daniela ,per vetembrojtje ,e ka therur si kec ate lapanjozin, qe kekonte ta perdhunonte ,kur ajo po merrte qumeshtin nga lopa ,ne kasolle.
    Cfare ,kerkonte ai bastard te kasollja e lopes se saj.????

    • Nuk jane tutkuner,zoti Kozaj; jane shushunja qe mbahen me shprese se mund t’i zhvatin burit te saj para.
      I shoqi duhet te kuptoje se nuk duhet te nxjerre asnje kacidhe nga xhepi.Per mua,DANIELA MECANI, beri veprimin me te drejte per te shpetuar veten.
      Kudo ne boten e qyteteruar veprimi i saj do te interpretohej si akt vetmbrojtje e nuk do te mbahejqofte edhe nje ore ne burg.
      Ketu nuk ka as heroizem,as burrneshe,,,,,,ketu ka dy duar per nje koke.Zonja e paska ditur mire kete princip dhe i lumte mendja.Nga akti i saj duhet te mesojne ato qe e vuajne ,nga turpi dhe frika ,agresivitetin pervers te mostrave qe ,per fat te keq,i mban toka.TUNG.

  • Ai qe shkoj ne boten tjeter, Daniela i dha hakun, por mendoj se eshte ne kapercim te kufive te mbrojtjes se nevojshme. Po te nxirrej e pafajshme per “trimeri” mendoni se cfare loje do te hapej ne mbare shoqerine tone.

  • LERENI TE SHKOJ TE FEMIJET,MIRE IA BERI NE SHTEPIN TENDE E TE VIJ TJETRI TE PERDHUNOJ,ESHTE CMENDURI .CDO NJERI ASTU DO VEPRONTE.KA LEN TRE FEMIJ E SHKRETA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *