Lushnje, zjarri përfshin ullishte e drurë frutorë, rrezikohen banesat

Dita

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Kodrat e fshatit Hajdar në Lushnjë mbrëmjen e sotme.

Flakët janë përhapur me shpejtësi ndërsa janë djegur sipërfaqe të mëdha me ullishte dhe drurë frutorë.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse nga Lushnja e Fieri që po punojnë për të shuar zjarrin, pasi flakët rrezikojnë edhe banesat aty pranë duke qenë se ato janë vetëm 500 metra larg nga vatra e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *