Lutaj: Nishani dhe Gjunkshi të prononcohen për skandalin e SHQUP-it

anazapta

Deputeti socialist, Piro Lutaj, i kërkon presidentit Bujar Nishani dhe shefit të shtabit, Xhemal Gjunkshi që të prononcohen në lidhje me skandalin e kalimit të SHQUP në pronësi të Partisë Demokratike.

“Lidhur me aktin e turpshëm të qeverisë në ikje të Sali Berishës, për shndërrimin e QKU (Qendra Kulturore e Ushtrisë) në seli të PD, po ju bëj me dije se:

Ligji nr.8671, datë 26.10.200 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të FA në RSH”, kreu 7, neni 31, i cili autorizon vetëm Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të paraqesë përpara Ministrisë së Mbrojtjes strukturën, numrin dhe organikën e Forcave të Armatosura.

Nëse SHSHP nuk di gjë për heqjen nga struktura e FA të një elementi të veçantë siç është QKU, atëherë ai duhet të prononcohet publikisht, duke kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes personin që i ka marrë kompetencat dhe ka firmosur këtë dokument.

Po kështu, edhe Presidenti i Republikës, si Komandat i Përgjithshëm i FA dhe autoriteti i vetëm që miraton planin e përhapjes së FA, ku përfshihet edhe QKU, duhet të prononcohet publikisht nëse ka dijeni ose jo, për çështjen në fjalë.

Nëse as SHSHP dhe as Presidenti i Republikës nuk kanë dijeni për këtë gjë, ky është një tjetër rast që Ministri i Mbrojtjes anashkalon kompetencat e Presidentit. Le të presim prononcimin e tyre!” shkruan Lutaj në FB.

Share This Article
4 Comments
  • Te gjith rezervistet te paraqiten teSHQUP me tre dite buke me vehte per te filluar zborin.Prap nuk po na ndahen kta ish ushtarakt si dhe veterantet e luftes vllavrarse.

  • Zoti deputet i Fierit ndihmoje fshatin Shtyllas se po ju meret toke me çmim qesharak.Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *