Pas lutjeve të pak orëve në parë të Presidentit shqiptar Ilir Meta vjen lajmi i mirë nga përtej Adriatikut!
Papa Françesku ka përfunduar me sukses operacionin në Spitalin Gemelli të Romës. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane gjithçka ka shkuar më së miri dhe Papa pritet të qëndrojë në spital edhe 5 ditë. Mjeku që e ka operuar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës.
Operacioni në zorrën e trashë, ishte i planifikuar.
