Prof. Fatos Tarifa
Njëlloj si një vit më parë në DITA, edhe sot e kam të vështirë të them se cili mund të konsiderohej si “Njeriu i Vitit” për vitin 2019.
Vështirësia nuk rezulton nga pamundësia për të zgjedhur një individ të vetëm mes individëve të shumtë, që mund ta meritonin këtë “titull”; vështirësia qëndron në faktin se asnjë individ i veçantë, ndër ata që ne i konsiderojmë “figura publike” (dhe aq më pak ndër ata njerëz që—nuk e di pse e nga kush—konsiderohen VIP, shumica e të cilëve nuk janë veçse persona krejt të parëndësishëm për shumicën e njerëzve), nuk meriton, sipas meje, të identifikohet me vitin që lamë pas për ndonjë meritë të shquar, ose të veçantë.
Ndër politikanët tanë? Asnjë. Klasa e politikanëve që e qeverisin këtë vend dhe e atyre që janë në opozitë kolektivisht e ka përjashtuar veten e saj nga “gara” për njeriun e vitit.
Ndër ligjvënësit tanë? Asnjë. Viti që lamë pas shënoi regresin më të madh në jetën parlamentare të këtij vendi.
Ndër akademikët tanë? Asnjë. Sistemi i arsimit të lartë dhe tërë sistemi i institucioneve kërkimore në vendin tonë vazhduan të jenë në një gjendje impasi e krize të thellë edhe vitin që shkoi. Askush ndër krijuesit tanë në sferën akademike nuk realizoi gjatë vitit 2019 ndonjë inovacion teknologjik dhe as botoi ndonjë vepër që do ta pasuronte fondin e krijimtarisë akademike, ose do të linte gjurmë në jetën akademike të këtij vendi.
Ndër ekonomistët tanë? Asnjë. Ku janë, në të vërtetë ekonomistët shqiptarë? Ata politikanë që qeverisin vendin flasin për rritje konomike; ata në opozitë denoncojnë një krizë të thellë ekonomike dhe varfërimin e vazhdueshëm të popullsisë? Por ç’thonë ekonomistët tanë përpos referimeve që u bëjnë vlerësimeve të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar? Cilat janë analizat e tyre ekonomike? Unë nuk kam parë deri më sot ndonjë të tillë. Ekonomistët tanë bëjnë propaganda partiake.
Në fushën e kulturës e të artit, përpos një gjallërimi të dukshëm në këto fusha, viti që shkoi nuk mund të them se dëshmoi ndonjë ngjarje vërtet të veçantë e të rëndësisme dhe as na dha një emër që të mund ta veçonim si “njeriun e vitit” në këtë fushë.
Në sferën publike? Asnjë individ dhe asnjë organizatë e shoqërisë civile nuk la ndonjë gjurmë të dukshme në demokratizimin e kësaj sfere të jetës shoqërore.
Nuk jam i informuar nëse ndonjë ndër atletët apo sportistët tanë shënoi ndonjë rekord personal, ose kombëtar gjatë vitit që shkoi dhe, prandaj, as nuk jam në gjendje të veçoj ndonjë emër.
Është një zgjedhje e vështirë. Njeriu i vitit do të duhej të ishte, ose të bëhej një figurë shumë e njohur dhe e respektuar në një fushë të caktuar, ose në jetën politike apo publike të këtij vendi për diçka shumë të rëndësishme dhe gjerësisht të vlerësuar në komunitetin e profesionistëve në fushën e tij ose në publikun e gjerë. Unë nuk mundem të veçoj një emër të tillë për vitin që lamë pas, por, meqënëse gazeta Dita më respektoi duke më kërkuar opinionin tim për këtë çështje, më duhet ta përmush kërkesën e gazetës duke bërë sidoqoftë një zgjedhje për individin që, sipas mendimit tim, mund të quhej “Njeriu i Vitit” për vitin 2019.
Zgjedhja ime është krejt e veçantë dhe motivohet nga një episod krejt i rastit (por domethënës për mua si studjues).
Pak ditë më parë më ra në dorë një artikull i botuar në revistën Nuclear Materials and Energy (Vol. 21, dhjetor 2019), botim i Elsevier, një prej gjigandëve botërorë në fushën e botimeve të specializuara për shkencën dhe shëndetin. Artikulli titullohet: “Deuterium and helium ion irradiation of nanograined tungsten and tungsten-titanium alloys”. (Ata fizikantë që janë të specializuar në fushë duhet ta kuptojnë përmbajtjen e tij).
Autorja kryesore (e parë) e këtij artikulli është një shkencëtare e re shqiptare, jo më shumë se 30 vjeç. Quhet Luxherta Buzi. Ajo ka fituar një PhD në fizikë nga Ghent University (Belgjikë) dhe Princeton University (SHBA). Prej disa kohësh Luxherta është afiliuar me Departamentin e Inxhinierisë Kimike dhe Biologjike në Princeton University (New Jersey), një ndër tetë universitetet e Ivy League dhe ndër më të mirët në botë, dhe aktualisht punon në Qendrën Kërkimore Thomas J. Watson (Thomas J. Watson Research Center), që është qendra kërkimore kryesore e gjigandit IBM, në New York.
Është, siç thashë më sipër, 30 vjeç. Dhe është një shkencëtare e vërtetë. Artikulli në fjalë është i pesti që Luxherta ka botuar gjatë vitit 2019 në dy revista të rëndësishme: Nuclear Materials and Energy dhe Nuclear Fusion, dy revista me një faktor të lartë impakti. Më është dhënë rasti ta njoh nga afër këtë shkencëtare të re dy vite më parë dhe kam krijuar bindjen se sukseset e saj të derisotme në profesion e në shkencë janë vetëm preludi i një karriere shkencore shumë të suksesshme në një fushë shumë të rëndësishme për shkencën e së ardhmes.
Unë e di se Luxherta nuk është shqiptarja e vetme që po zhvillohet me shumë sukses në fushën e shkencës në Perëndim.
Si Luxherta ka dhe të tjerë, në moshën e saj ose pak mbi të. Ata, gjithashtu, kryejnë kërkime në laboratorë, në qendra kërkimore dhe në universitete nga më të njohurit në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Ne shpesh—dhe në mënyrë jo krejt të saktë—i konsiderojmë ata pjesë të Diasporës shqiptare nëpër botë. Në fakt, ata janë më shumë sesa një diasporë (për të mos thënë se koncepti diasporë është pafundësisht i gjerë dhe tepër heterogjen).
Luxherta dhe të ngjashmit e saj nëpër botë janë kontributi shqiptar në shkencën e përbotshme të sotme (ashtu si Ermonela Jaho dhe të ngjashmit e saj, që luajnë në skencat më të mëdha, janë kontributi shqiptar në artin e sotëm botëror).
Ata janë asete shumë të çmuar për shkencën, pra edhe për njerëzimin dhe, si të tillë, janë asete shumë të vyera edhe për Shqipërinë, vendin e tyre të origjinës. Do të ishte cinike që në emër të patriotizmit t’u kërkoje Luxhertës dhe shkencëtarëve të tjerë shqiptarë si ajo që të kthehen në atdheun e tyre dhe të punojnë për të. Shqipëria nuk i ka mundësitë që t’i ndihmojë, t’i stimulojë, t’i shpërblejë e t’i zhvillojë më tej talente të tillë; madje një klasë politike si kjo që bën ligjet në parlamentin tonë dhe drejton vendin, shkencëtarë si Luxherta e të tjerë nuk i kupton dhe nuk i çmon.
Sepse si mund t’i kuptojnë e t’i çmojnë shkencëtarët e vërtetë si Luxherta ata parlamentarë apo ministra shqiptarë që vetë janë bërë doktorë shkencash pa bërë një ditë të vetme kërkim në shkencë dhe duke kopjuar punët e të tjerëve?
Si një homazh për ta, vlerësimin dhe respektin tim publik për Luxhertën dhe shkencëtarët e tjerë të rinj shqiptarë si ajo, kudo që jetojnë e punojnë në këtë botë të sotme, kaq shumë të globalizuar e të ndërvarur, unë zgjedh të cilësoj si Njeriun e Vitit 2019 Luxherta Buzin dhe, në pamundësi për të përmendur dhjetëra emra të tjerë, shkencëtarë shqiptarë të rinj, të talentuar e të suksesshëm si ajo, dëshiroj kolektivisht t’i përfshij edhe ata në zgjedhjen time, krahas Luxhertës.
*****
Botuar në DITA, sot në numrin e parë print për Vitin 2020 në vijim të traditës së kësaj redaksie për të shpallur nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj Njeriun dhe Antinjeriun e Vitit që lamë pas. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.
Shënim i redaksisë: Luxherta Buzi, ndodhet në të djathtë të fotos që shoqëron këtë shkrim. Foto është marrë nga faqja online e Princeton University

Sulsese vajzes, ama ai ose ajo qe i ka vene kete emer i do ca shkelma bytheve. Luxherta ?! Kaq shume e urreni faktin qe jeni shqiptar ?! Na mbytet me keto budallalliqe. Klajda, Kejsi, Jurgena, Einxhell etj etj.
rashell, xhoana,mishell, ana maria etj etj, me e bukura eshte Majkell Lajthia, e vertete.
Nga gjithe ato suksese dhe arritje te saj, vetem ky fakt arriti te te terhiqte vemendjen? Emri i saj eshte bashkim i dy emrave te prinderve qe jane me shqiptar sesa emri qe mban ti besoj. Nderkohe qe Luxherta eshte aset nderkombetar, populli i vet ka probleme te theksuara me civilizimin.
Ja dhe nje veper origjinale e botuar nga Academic Press ne vitin 2019: Epigenetic Mechanisms of the Cambrian Explosion, me autor gjirokastritin Nelson Cabej.
z. Tarifa ne bote ka shume shqiptare, jo vetem te rinj, por edhe ne moshe te pjekur e te maturuar qe po kontribuojne prej dekadash, qe kur u larguan nga Shqiperia nga vitet 90-te, neper universitete dhe institucionet nga me te mirat ne bote. Sigurisht qe kane marre doktoratura ne universitetet nga me te shquara te IV league ne SHBA e me tutje [Sa per sqarim IV league do te thote thjesht numeri latin 4 (IV), sepse ishin kater universitete qe u cilesuan si me te mirat ne SHBA.] Sot quhen Ivy edhe pse jane 10 universitete qe bejne pjese ne kete grupim. Urime Luxhertes per poziten e saj dhe mirese-erdhe ne kasten shkencore shqiptare ne Amerike dhe Kanada. Problemi eshte qe kemi edhe nje Ministri per diasporen me nje Minister (Pandeli Majko), por keta nuk evidentojne shkencetaret sepse i shikojne si te pavlere por identifikojne vetem biznesmenet. E kuptoj qe bejne mire qe rekrutojne biznesmene, por nukm duhet harruar qe shkencetaret mund te bejne shum eme teper se edhe biznesmenet ne disa fusha te rendesishme. Prandaj do te thosha, qe edhe pse shpresova shume tek Edi Rama, jam i zgenjyer dhe me duket teper e turpshme qe shteti shqiptar ti kete mosperfillur dhe harruar qellimisht keto asete te cmuara te Shqiperise qe mund ti jepnin keshilla edhe falas.
Me 13 dhjetor 2019 ne Universitetin e Zurihut, Zvicer (njeri nder me te miret ne bote) shqiptari Rexhep Uka (32 vjeç) mori titullin Doktor Shkencash per studimet qe ka kryer per kancerin e lekures (melanoma) duke dhene nje kontribut te veçante ne rrang boteror ne kete fushe, por qe fatkeqesisht ketu tek ne nuk eshte shkruajtur asnje rresht dhe askush nuk ka dijeni per kete.
Bobobooo tash ju rra nder mendme vleresuar doktoret shqiptare neper bote!… kujdes per ne pra se nuk ju paska mbetur me ku mu kap!
Njeriu i vitit 2019 Viktor Malaj ,për papërkulshmëri ndaj vorbullës korrupsionit mediatik galopant ,për vërtetësi e besnikëri e kontribut ndaj popullit LANÇL deri sublim.Në shkrimet e tij ka jetë vërtetësi ,atdhetarizëm ,fisnikri ,fjala e tij e vërtet godet si shkëmb ,jo si guralec.
Respekt Profesor Tarifa ,por Ngjajë pak ati babaj tuaj që doli partizan 14 vjeç në mal,për çlirimin e atdheut dhe hijent e ballisto -zogiste tradhëtar e zuzar ,sulmojn me shpifje për të baltosur heroit e dëshmorët e atdheut.Tradhëtarët e kriminelët i ngrenë në peidestal -turp.
Këto legena të Tufës duan përgjigje bombë ,jo guralec ballistët e legalistët që hedhin balte mbi heroit e LANÇL.Prandaj antinjeriu i v. 2019 mbetet Agron Tufa ,antinjeriu i 30 vjetve mbetet S.Berisha.
Ik mer pirdhu, o fteri o idiot i pjekur, o karikature e debillikut.
Nje teme per te cilen duhet folur. Jane me mijra shqiptare qe punojne si skellever te projekteve te ndryshme ne bote. Vetem ne gjermani jane me qindra.
Ceshtja eshte se shqiperia duhet dhe do te behet nga shqiptaret ketu dhe jo nga jashte?
Dituria nuk importohet. cfare bejne keta specialsite per te perfshire edhe Shqiptare te shqiperise ne studimet e tyre?
Ka me dhjetra te tille qe punojne edhe ne Shqiperi, madje edhe me punime me te mira se sa shembulli i mesiperm. Ka mjaft publikime nga fusha te ndryshme te shkences edhe brenda vendit, por ne shqiperi, shumica ne cdo institucion eshte bere negative. Sot zbatimi i ligjit eshte ne duar te e “te keqinjve te klases, prandaj edheketa qe jane ketu, mund te permenden kur te ikin. Te ikin nga dhuna e te keqinjeve, te cdo niveli ne administraten tone.
S. Ngjela e ka prekur ceshtjen e Universitetit dje.
Sot Universiteti shqiptar drejtohet nga rrugace, qe nuk dine as shkrim dhe as kendim, por dijne te bejen pazare. Prandaj, shqiperia do te ndryshoje kur te te kete Universitetin e saj, kur te ndryshoje drejtimi d\he konceptimi i menaxhimit te Universitetit, pasi te pastrohet nga batakxhinjte.
@Sadik – Me vjen keq por ti kritiokon drejtuesit ne Shqiperi qe nuk dine shkrim dhe ben vete gabime gramatikore. Pash nderin, na thuaj nje zbulim shkencor ne Shqiperi qe ia vlen te permendet ne bote dhe na cito nje artikull se ku eshte botuar ky studim ose keto studime te panjohura. Si jane bere studimet kur nuk ka fonde per shkencen? Ti thua qe dituria nuk importohet por te gjithe librat ne shkollat shqiptare i ke nga Oxford Press. Si mund te flasesh non-sense te tilla. A e ke degjuarf thenien “Scientia Potentia Est” ose “Knowledge is Power” dmth “Dija eshte Epersi ose Force”. Dija e fituar nga shume shkencetare shqiptare mund te aplikohet ne Shqiperi. Jane pikerisht njerez si puna e jote qe drejtojne shtetin dhe mendojne se Shqiperia do te behet me diturine qe ka brenda kufijve kur te gjithe e dime qe universitetet jane rrenuar prej kohesh dhe Akademia e Shkencave po ashtu.
Shoku replikues, ato qe thote Sadiku me lart jane te verteta! Mjafton te futesh ne internet (google) dhe te kerkosh tema te ndryshme, ose te hysh ne punimet shkencore te fakulteteve (universiteteve) te ndryshme, dhe do t’ju dalin te gjitha; jane me dhjetra. Te tilla gjinden edhe nga studjues kosovare ne Kosove, por me pak dhe me se shumti ne mineralogji.
Ok, sa doni zoteri.
Ja nje nga fusha e Fizikes, Made in Albania:
Disordered fermions, extra dimensions, and a solvable Yang-Mills theory
Artan Boriçi
Phys. Rev. D 100, 034502 – Published 5 August 2019
Spherulitic microstructure and the effect of factors on the crystallization kinetics of pure isotactic polypropylene
AIP Conference Proceedings 2075, 030014 (2019); https://doi.org/10.1063/1.5091158
Blerina Papajani1,a), Esmeralda Vataj2, Albana V. Hasimi3, and Partizan Malkaj.
The evolving “fate” of Asyneuma comosiforme: validation of Hayekia, a new monotypic genus of Campanulaceae from Albania
D Lakušić, WMM Eddie, L Shuka, M Lazarević, Z Barina
Willdenowia 49 (1), 81-93.
Ne Shqiperi ka njerez te ndershem qe punojne, dhe prodhojne, ka edhe njerez (nuk ju njof dhe nuk mund te flas per Ju, megjithese balta e juaj eshte patalogjike) qe vegjetejone.
Punetoreve nuk ju ndihet zeri dhe nuk ju duket puna, nga balta e pushtetit dhe e disave sic mund te jeni edhe Ju.
Me fute ne kerkim, ne se doni edhe te tjera po ju dergoj.
@Sadik – Ti prape bie ne kontradikte me veten tende sepse Artan Borici qe ti i permend nje artikull eshte shkolluar dhe specializuar ne tre instirucione europiane: ne: 1) University of Edinburghut ne Skoci, 2) Swiss Federal Institute of Technology Zurich, dhe 3) ne Paul Scherrer Institute ne Zvicer. Ti me pare the qe dija nuk mund te importohet. Ndersa shembulli qe jep eshte nje person qe nuk eshte prodhim i Shqiperise, por i edukuar ne Europe dhe me tej dhe po ashtu subjekti qe ai punon eshte ne Fiziken teorike. Sigurisht qe kjo kerkon fonde minimale per te bere studime. Thjesht zhvillo formula teorike ne zyren tende. Shembulli i dyte nuk eshte artikull shkencor por vetem nje prezantim ne nje Konference shkencore. Autoret nuk e kane konvertuar punimin ne artikull te botuar. Prepe, punim ne kimi dhe fizik. Nuk kerkon shume para. Shembullin e trete e ke me dy autore sllave dhe dy shqiptare.Kush e ka bere punen dhe kush e ka shkruar artikullin? Ka dy gjera: 1) shkenca duhet te aplikohet dhe jo te mbetet vetem ne teori ne menyre qe ti sherbeje vendit. Shqiperia nuk ka nevoje per teorira por per aplikime qe te permiresoje prodhimin vendas; Dhe 2) une nuk perjashtoj mundesine dhe talentet qe jetojne ne Shqiperi. Problemi eshte qe qeveria nuk ka para dhe nuk jep fonde per studime dhe studiuesit shqiptare nuk mund te krahasohen me ata qe punojne ne vendet Perendimore qe marrin grante me miliona dollare dhe bejne zbulime jo te llojit teorik por edhe teknologji te aplikueshme. Me kaq i jap fund diskutimit sepse une vetem shpreha mendimin qe qeveria shqitare duhet te vlersoje dhe kerkoje ndihmen e shkencetareve me origjine shqiptare qe jetojne ne Perendim. KAQ! Nuk ka asgje te keqe te cmosh ata qe kane qene ne gjendje te arrijne sukses ne Perendim. Dhe ti e di shume mire Sadik qe kjo eshte e vertete dhe shum ee veshtire. Edhe une nuk te njoh, por ato qe thua ti ishin jo-normale – Shkenca nuk mud te importohet. Po makina qe ti perdor, po bicikleta qe i jep, po televizori qe shikon, po telefoni qe perdor, po kepucet qe vesh, po, po, po … a nuk jane te gjitha zbulime ne Perendim? Prandaj shkenca dhe zbulimet mund te importohen.
Faleminderit Profesor!
Respekte,
Irma
USA
Nga gjithe keta shqiptare qe po emigrojne cdo dite, madje po bejne eksod, do dalin edhe shkencetare. Iu lumte atyre si persona, por Shqiperise pak i vlejne. Do ishte mire qe shumica e atyre qe studiojne jashte te ktheheshin e te kontribuonin ne Shqiperi, pavaresisht se nuk do benin shkence si ne Amerike apo gjetke. Se fundja me parate e shqiptareve te varfer vene e studiojne jashte shtetit. Ne kemi nevoje per trute e tyre e per patriotizmin e tyre. Amerika ka boll edhe pa ata, se i mbledh nga e gjithe bota.
Nuk mund te behet fjale per shkence ne nje vend ku drejton “anti shkenca “..! Kush e shkaterroj shkencen ne Shqiperi , fabrikat , uzinat , kombinatet ..?! Kush e ketheu vendin nga industrial ne “vend preshi “qe nuk ben as per lakror te cilin dikur e kam pelqyer une . Mos kundershtohet zhvillimi industrial i vendit , pasi tregues te tij jane qytetet .”Djajte” e kapitalizmit nuk mund te konkurronin dot industrine shteterrore , prandaj dhe organizuan shkaterrimin e qellimshem , i cili ne te ardhmen do shihet me tjeter sy , pasi eshte “turp historik” .”Aleate”t luftojne per vehten e tyre , shiheni se c`po bejne . Nje vend pa industri nuk mund te quhet shtet ..!Njerezit me dije duhet te perveshin krahet , nese e duan vendin , Shqiperine e shtrenjte e te vojtur qe po vuan nga “mendje fyckat ” qe drejtojne shtetin me koke kryesisht ne U.S.A..!
Tosi mor Tosi.
Intuita per te qene asnjanes eshte e spiktatur te ngjalat dhe karakteret e dobeta.
Te vesh pikat mbi Luxhertat duket nje mendim joshes per dike qe do te duket “modern”, pa trazuar shume puseten ku rron.
Luxhertes bravo, dhe i urojme suksese dhe gjithe te mirat. Sa me shume si Luxherta, aq me mire per ta.
Por Shqiperise pak i japin keta tipa.
Shqiperise i duhen disa Vasil Lace, dhe Avni Rusteme, qe dhe pa doktoratura mund ti japin shprese gjithe rinise ne Shqiperi, qe mbaron shkollen dhe rri ne rradhe per Call Center.
Shqiperise i duhen heronj qe shembin shtetin e PPPve dhe Koncesioneve.
QE te ruajne pasurite kombetare.
Qe te ruajne territorin dhe Pavaresine territoriale.
Shpresoja te studentet dhe vazhdoj te shpresoj.
PhDte nuk e shpetojne SHqiperine, por forca e popullit per te ndalur rreshqitjen ne fund te humneres.
Nje Arlind Qorri do thosha une.
Atij duhet ti ngjiten studentet.
Doktoraturat jane luks i paarritshem per masen e uritur.
Kerkoni ne fillim te garantoni ekzistencen.
Doktoraturat vijne me vone
Tarifa, nje megaloman i peshtire, vidhet si skile:
E para, kush qenkerka ky Tarifa qe iu paska ngarkuar “barra e rende” te na gjeje “njeriun e vitit”?
E dyta, mbasi ka vuajtur e nuk ka gjetur – sic thote, asnje ekonomist, asnje politikan, asnje akademik, si rastesisht ka lene te kuptohet se mund te gjendet midis diplomateve apo studjuesve. Dhe subkoshienca i thote se eshte vete ai, Tarifa!
E treta, mbasi e di se cfare lloj fare eshte si “diplomat” apo “studjues”, na e paska gjetur diku nje anonim sepse ka shkruar nje shkrim shkencor!
Po a ka gje me qesharake dhe me te shpifur se sa palacolleqet e te ashtuquajturve “eksperte ekonomie”, te cilet vazhdojne edhe sot e kesaj dite te bejne propaganda partiake?
A nuk eshte kjo indicje e forte se vendet e tyre te punes nuk i kane siguruar as fale aftesive profesionale, dhe as fale nje politke te ndershme punesimi?
A nuk eshte kjo indicje e forte se zanati i vetem qe dine te ushtrojne me mire se kushdo tjeter eshte sahanlepirja jo me luge kafeje, por ajo me garuzhde?
Here ne rolin e llapaqenerve te zhurmshem, dhe here ne rolin e te paditurve gojekycur, keta “egonomiste” partiake jo vetem qe nuk kane bere asnje studim te rendesishem ne lidhje me situatat alarmante ne ekonomi, por prej tyre as qe mund te pritet se mund te ndermerret nje hap i tille, i cili do nxirrte padyshim cullak panevojshmerine e tyre ne zyrat e shtetit edomonist.
Ne gjithe keto gjashte e kusur vite, gangrena me emrin nepotizem jo vetem qe nuk u luftua ashtu si u premtua, por perkundrazi, ajo i shtriu edhe me thelle tentakulat e saj vdekjeprurese per ekonomine. Dhe fajtore te kesaj katrahure nuk eshte se jane vetem njeshkat apo dyshkat e politikes, por e gjithe armata e pseudointelektualeve te tipit smajli i kadarenave, te cilet heshtin kur duhet ta ngrene zerin ne kupe te qiellit (mali qe s’ban zë), dhe behen si bilbila gjyzare atehere kur duhet te heshtin.
Pavaresisht suksesit te mundshem te saj si shkenctare, per Luxherten e promovuar me kaq pasion nga profesori, deri me sot nuk eshte se kemi patur kushedi ndonje informacion te mjaftueshem, keshtu qe personalisht me duket dicka absurde, qe nje shkencetare e mbyllur ne guacken e saj t’ja zere vendin nje personaliteti mjaft te sukseshem dhe te njohur publik. Me kete rast do te mjaftonte citimi i Moikomit: “Albin Kurti përfaqëson një njeri serioz, vizionar dhe të ditur, por edhe të shpresës që ngjalli ai në elektorat, për të realizuar një rekord, atë të njeriut më të votuar në emrin e tij vetjak”
Si një replikë miqsore për komentin tuaj TiTi, gjykoj të sjell në vëmëndjen tuaj këtë bisedë midis Ajnshtajnit dhe mikut të tij të dashur Çarli Çaçlin.
I thotë Ajnshtajni: E di pse është kaq i madh arti yt Çarl? Thjesht pse është i kuptueshëm për çdo njeri. Dhe Çaplin i përgjigjet: Edhe teorija juaj e relativitetit është gjeniale i dashur, thjesht pse është e pakuptueshme prej të gjithëve.
Atëhere, ku qëndron faji i shkencëtares së rë, nëse puna e saj nuk është ushqim për trurin e njerëzve të zakonshëm? Ju vlerësoni mendimin e Zeqos për Albin Kurtin dhe e quani këtë të fundit një individ me plot merita, duke vlerësuar si të tilla akrobacitë e tij makiaveliste. Vërtetë gjynah! Stimulimi i Luxhertës dhe i Luxhertave ka për të qënë kurdoherë nevojë për shoqërinë. Janë këta që historikisht e kanë çuar njerëzimin përpara! Ndaj unë jam me Luxhertën dhe gjithë të tjerët si ajo.
Dhe cili jeni ju zoti Sorge qe ju paska shqetesuar kaq shume opinioni i nje tjetri ne lidhje me shkrimin?
Po te ishte per ju, asaj shkenctares se ralle do te deshironit ndoshta t’i vinit mbi koke dhe kuroren e arte mbeterore, dhe per kete s’kam piken e dyshimit, por qe te jemi paksa realiste, ne asaj deri me sot s’ja kishim degjuar as emrin dhe jo me bëmat e jashtezakonshme.
Apropó, nuk eshte kushedi ndonje shpikje e madhe shkencore te germosh lart e poshte bibliotekat e thashethemeve, dhe te shkeputesh prej andej ndonje batute te shplare ajnshtajnerish. Sikur ai te kishte perjetuar sot realitetin e hidhur arnautas, ai shprehjen e tij te famshme do e kishte perkufizuar ndryshe. Tmerri i dites eshte takimi rishtazi me rilindjotet e diplomuar diku ne bythe te plepave.
E si mos te jesh me Luxhertën ti moj qyqare? Edhe ajo Moni shejtoni aty posht fare me leshkuqen eshte. Edhe ajo i ka bere njelloj komplimenta shqeto si ty pa e kuptuar se e ka nxjerre veten cullak ne sy te botes. Keshtu eshte kur poston dy here me vonese dhe ne te njejten dite. Hajde Desdemona shko futi nje dush me uje te ftohte qe te kthjellohet pak ai truni i vockel shkencor.
Njeriu I Vitit per Shqiperine duhet te jete njeriu qe jeton e punon ne Shqiperi .Dhe te tille njerez ka Shqiperia ,pavaresisht se mediat jane mbushur me krime,me vrasje,me droge ,me politikane qe shkaterruan vendin ne keta 30 vjet,me Prof.me studime te vjedhura ,me kengetare qe kendojne me prapanice e kofshe e plote te kesaj kategorie .Ne Shqiperi ka dhe njerez te ndershem ,qe punojne e rrojne me djersen e ballit ,prinder e bashkeshorte shembullore .Pavaresisht se per keta nuk shkruan asnje gazete ,nuk flitet ne asnje stacion televiziv ,pasi ne Shqiperi gjerat jane si ajo qe tregohet per derrin:kur I thane derrit pse I ka koqet ndryshe nga kafshet e tjera ,derri u pergjigj:po ju o te uruar koqet gjetet te me tregoni?Po une jam ndryshe nga te tjeret qe nga koka .Prandaj kerkoni e gjeni Njeriun e Vitit ne Shqiperi.
Në përgjigje të përgjigjes!
Thelbi i komentit tim nuk ishte se shkenca nuk mund te importohet, POR SHQIPERIA DO TË BËHET NGA SHQIPËTARËT KËTU dhe jo nga Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë.
Së dyti, komenti im kishte si qëllim të theksonte nivelin e ULËT të dijes që jep Universitetit Shqiptar për shkak të politikave menaxhuse dhe promovuese të kuadrit nga ana e shtetit Shqiptar për arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti.
Së treti, komenti kishte si qëllim të evidentonte punën e pamatë të shumë studiuesëve Shqiptarë brënda vendit dhe për vendin, të cilët sot janë lënë në “ecje të lirë” nga ana e politikave shtetërore dhe nën thundrën e batakçinjëve drejtues të çdo niveli në administratën tonë.
Ishte kjo arsyeja që në koment citohet: “Ligjin sot e bëjnë nxënësit e këqinj të klasës”.
Shqiptarët po largohen, jo nga që nuk ka para për shkencën, por nga që nuk ka para për dijen që ata marrin në të gjitha nivelet e edukimit?
Njerzit e ditur të këtij vëndi po largohen jo nga që nuk ka para për kërkimin, por nga që nuk mund të punojnë nën thundrën e batakçinjëve dhe “nxënësve të këqinj të klasës”,
…thjesht po largohen nga shpresa dhe pamundësia për të punuar të lirë dhe për të gjetur dhe shijuar kënaqësinë e punës së tyre.
Së fundi, në lidhje me komentet e shëmbujve që unë solla më sipër, po ju bëj me dije se drejtuesi i punimit të dytë (Proceeding) është një ndër Fizikantët më të mirë, mbi mesatarë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Po kështu edhe në rrastin e tretë, për një nga autorët shqiptarë të tij. Në të dy rrastet nuk gjeta ndonjë shkollim jashtë vëndit?
Shih punimet e tyre në GOOGLE SCHOLAR.
Partizan Malkaj
Polytechnic University of Tirana, Department of Physics Engineering
Citations 586
h-index 11
i10-index 13
Tulipa albanica (Liliaceae), a new species from northeastern Albania
L Shuka, K Tan, S Siljak-Yakovlev
Phytotaxa 10, 17-25
Tulipa kosovarica (Liliaceae), a new species of tulip from Kosovo
L Shuka, K Tan, E Krasniqi
Phytotaxa 62 (1), 1-9
Në mbyllje, thelbi i shëmbujve të mësipërm është që: KUSH PUNON NË SHQIPËRI, në kushtet e këtushme, dhe si do të matet puna. Në kushtet aktuale maten bla, bla blatë dhe jo puna. Jetojmë në kapitalizëm dhe vazhdojmë të masim punën me votaaaaa?
Ashtu si dhe ne shëmbujt e mësipërm, në Shqipëri ka edhe shumë të tjerë, të cilët e duan vendin, janë pa zë, dhe mund të bëhen me zë vetëm kur të largohen nga ky vend?
Prandaj vlerësimi real i punës, dhe cilësia e edukimit në UNIVERSITETIT është ajo që përbën thelbin e komentit fillestar.
Mire e ke ti Sadiko, ato artikujt per tulipanet ne Kosove e ne Shqiperine Verilindore kane per te na qit ne drite.
Urime mikja ime Luxherta Buzi. Je vertet unike