Ashtu sic ishte deklaruar dy ditë më parë shefja e misionit të Bankës Botërore në Shqipëri, para largimit të saj nga vendi ynë ka bërë një përmbledhje të situatës ekonomike në vendin tonë si dhe ka dhënë disa sugjerime për qverinë e re që merr mandatin drejtues në shtator të këtij viti. Zonja Kseniya Lvovsky në këtë dalje për mediat bëri të qartë se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2013 ka qenë e dobët, por që gjithsesi mbetet më pozitive krahasuar me vendet e tjera të rajonit. “Viti 2013 ka qenë një vit i vështirë si pasojë e ndikimit të krizës së zgjatur në Eurozonë . Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje”, u shpreh shefja e Bankës Botërore duke shtuar se “partneriti ynë me Shqipërinë ka pasur një sërë arritjesh”. Sipas saj autoritetet shqiptare kanë miratuar një sërë aktesh që kanë ndikuar në sektorin financiar siç janë ndryshimet e bëra në kodin e procedurës civile dhe këto janë mjaft të rëndësishme. “Investimet tona kanë përfshirë sektorë të ndryshëm, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Është rehabilituar porti i Sarandës, janë rregulluar rrugët në shumë qytete, janë sistemuar një sërë kanalesh kulluese në zonat e përmbytjeve, është përmirësuar shërbimi i regjistrimit të tokës. Një program për të mbështetur punësimin e të rinjve në komunat e Tiranës dhe Durrësit është përmbushur në muajt e parë dhe Shqipëria ka përmbushur kushtet e transparencës së industrisë nxjerrëse me arritjet e saj të mëdha. Vitin e shkuar ne kemi realizuar dy projekte të rëndësishme prej 100 milionë USD. Gjatë vitit të shkuar fiskal ne kemi siguruar mbështetje analitike dhe teknike”, tha Lvovsky.
Nga ana tjetër duke u ndalur në zgjedhjet e 23 qershorit, i cilësoi ato historike duke listuar tre fushat kryesore në të cilat duhet të punojë qeveria e re për të bërë të mundur një Shqipëri europiane.
“E para.Do të jetë me rëndësi që të rritet besueshmëria tek institucionet publike, kjo përfshin transparencën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor dhe zbatimin e shtetit ligjor në mënyrë të padiskriminuar. Ka shumë mundësi që Shqipëria të ketë një administratë profesionale dhe të depolitizuar. Mbajtja e personave profesionist do të jetë një test për qeverinë e re për të bërë të mundur integrimin në Bashkimin Europian”.
“E dyta; Vazhdimi dhe përshpejtimi i reformave strukturore. Kjo është shumë e rëndësishme dhe bëhet e tillë në këtë kohë krize që ka përfshirë Europën. Do të jetë mirë të vijohet me përshpejtimin e reformave dhe të përshpejtohet zbatimi i tyre si për asistencën sociale, inspektimet, procedurat e kontabilitetit. Në disa fusha reformat duhet zgjeruar dhe një nga sektorët është sektori energjitik dhe ai i pushtetit vendor”.
“E treta; Konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura. Është shumë e rëndësishme që të paguhen të gjitha faturat e sektorit privat dhe pavarërisht sesa ambicioze është qeveria nuk ka hapësira për investime të rëndësishme të reja. Pra duhet të ketë një program për të ndërtuar gradualisht hapësirën fiskale”. Ishin tre pikat kryesore që sipas shefes së Bankës Botërore duhet të ketë parasysh qeveria e re, duke këshilluar gjithashtu kabinetin e ri që të bëjë një selektim strategjik të reformave duke u përqendruar vetëm tek ato që kanë përparësi për vendin. Gjithashtu ajo theksoi se ngritja e një këshilli fiskal dhe rifillimi i bashkëpunimit me FMN-në nga ana e qeverisë së re do ta ndihmojë Shqipërinë të rimarrë një zhvillim të qëndrueshëm. “Situata ekonomike është mjaft e vështirë për shkak të krizës botërore; ka disa vite që qeveria bën përshtatje të buxhetit afatmesëm dhe ky vit nuk ishte ndryshe nga vitet e tjera. Ka gjasa që edhe këtë vit të bëhen përshtatje. Ka rëndësi që qeveria të vendosë rregulla fiskale dhe të ngrejë këshillin fiskal” tha ajo. Ndërsa lidhur me nivelin e borxhit public në Shqipëri ajo u shpre “Nëse do vendoset të bëhen shkurtime drastike në shpenzime, për çdo qeveri të re është e nevojshme të rritsë efektivitetin e menaxhimit të shpenzimeve publike, prandaj do të jetë shumë e rëndësishme të përqëndrohet në reforma strukturore që sigurojnë të ardhura afatmesme dhe përfitime afat mesme. Borxhi publik duhet kufizuar.”. Deklarata të tilla vijnë në një moment kur vendi ynë po kalon një krizë të rëndë ekonomike dhe kur javën tjetër pritet të vijnë përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të parë me lupë situatën fiskale të vendit tonë, si dhe mundësitë e financimit nga ana e këtyre organizmave të rëndësishëm ndërkombëtar.

Dje lexova ne nje gazet per kte zonjen ku thoshte se rekomandon Shqiperin ta hedh ne prehrin e FMN . Nuk di e mbase kjo tok e djegur qe po le mbrapa ky humbesi i madh, mbase detyron Ramen te shtrij doren qe te kaperxej kte moment te veshtir ,por kjo do te ishte nje disfat tjeter e madhe per popullin ton !Sot shtetet nuk pushtohen me luft por shke……hen me faide borxhesh qe te mos kesh mundesi kurr ti lash . Kushdo e di tashme rolin e tyre kudo ku u futen ! Esht detyr e ekonomisteve tan qe te jen shum shum te kujdesshem e mos te joshen me “shpirtmadhesin” e fajdexhiut .Nuk ka nevoj tju shtroj fakte e historira se jam i sigurt qe ato i kan par edhe femij tashme ! “bashkpunimi” me FMN duhet te jet brenda kufirit te mundesive tona per tu cliruar perndryshe ato bankat private qe jan kulisa te saj shpirtin do na e marin e ne skllever te tyre do perfundojm