Lypësat në rrugë, tani e tutje do të kenë licence

Elena Tase

Eskilstuna është qyteti i parë në Suedi që kërkon pajisjen me leje të posaçme për të lypur, duke u kërkuar të gjithë lypësve në rrugë të paguajnë 23 euro për të marrë licencën e “lypjes”.

E vlefshme për tre muaj, licenca mund të përfitohet duke mbushur një formular online ose në një stacion policie dhe kërkon një kartë identiteti të vlefshme.

Kushdo që do të kapet duke lypur para në rrugë në qytetin Eskilstuna, në perëndim të Stokholmit pa licencë do të përballet me një gjobë që shkon deri në rreth 400 euro. Skema që hyri në fuqi në 1 gusht, sipas këshilltarëve lokalë ka si qëllim të burokratizojë lypjen dhe ta bëjë më të vështirë atë.

Por, kritikët e skemës shprehen se ajo legjitimon lypjen dhe i bën këta njerëz që kryesisht vijnë nga Rumania dhe Bullgaria, akoma më shumë vulnerabël.

Sidoqoftë, televizioni shtetëror STV raportoi se aplikimet për licenca kishin filluar të merreshin seriozisht dhe se që nga data 1 gusht, datë kur hyri në fuqi kjo skemë, në rajonin policor ishin paraqitur tetë lypës.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *