Lypësi i kërkon të holla, burri i ofron punë

redaktor

Një burrë që lypte i ka kërkuar një kalimtari në një lagje të Veri të Manchesterit nëse kishte me vete disa monedha, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Por ky nuk ka qenë fundi i komunikimit mes tyre.

Kalimtari, i cili ishte një bojaxhi profesionist, është kthyer për të takuar lypësin dhe për t’i ofruar atij punë, pasi ishte siguruar që ai ishte esëll.

Pasi biseduan për pak kohë, lypësi pranoi. La çantat dhe mori furçën në dorë dhe iu fut punës”, tregon një dëshmitar i cili ka bërë dhe disa foto të momentit kur lypësi nis të lyejë, duke ndjekur këshillat e punëdhënësit.

MEN SYNDICATIONnA homeless man was given a job for the day in a random act of kindness by a group of painters on Cooperas Street in the Northern Quarter in Manchester

Ai dukej i kënaqur dhe shumë mirënjohës dhe përpiqej shumë duke u kërkuar mendim dhe bojaxhive të tjerë”, rrëfen dëshmitari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *