Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani lëshoi dje akuza të forta ndaj kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, njëherësh kreu i sapozgjedhur i Partisë Demokratike. Manjani shprehu zhgënjimin për zgjedhjen e Bashës në krye të PD, me argumentin se ai duhet që më parë të jepte dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, të cilën e fitoji edhe falë 22 mijë votave të LSI. “Basha është në krye të Bashkisë dhe me 22 mijë vota të LSI. Ja dhamë të mbështesë një projekt politik, që të vendosej njëri që nuk do merrej me politikë. Basha na zhgënjeu, pasi u mor me politikë, ai ishte në krye të punëve politike të PD. Ai ka të drejtë ta bëjë, por të dorëzonte Bashkinë. Në këtë pikë, që të jemi korrekt ky ka qenë qëllimi jonë të çpolitizojmë Bashkinë e Tiranës. Është në moralin e tij politik që ai ta bëjë të qartë këtë çështje.
Unë prisja që ai të jepte dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Problemet që ngrihen për INSTAT ekzistojnë dhe nuk është INSTAT fajtor për krizën sot dhe shpëtimtari nesër. Se ç’lidhje ka kryetari i Bashkisë me INSTAT, e di ai. E drejta ishte që të dorëzonte Bashkinë dhe të merrej me PD. Ai ka shumë punë për të ardhur në rrugën e lidershipit, nëse tenton t’i lidhë këto dy gjëra, ai e ka gabim se as si kryetar Bashkie nuk ka bërë ndonjë hata apo qamet të madh, dhe jo vetëm për faj të tij”, u shpreh Manjani. Ndërkohë, duke komentuar zgjedhjet në Partinë Demokratike, Manjani uroi që pakënaqësitë e krijuara më së fundmi me zgjedhjen e kreut të ri të mos ndikojnë në tensionimin e situatës në vend.
nuk eshte nga ata qe mban 2 kunguj nen sqetull..tirana do kryetar …e pame si e zhgerreu rama nga fundi.. basha ti hapi rruge nje tjetri..
ani de pritni deri me 8 maj 2015 ja lshon basha edhe tirane e qone janullatosin e beni kryenashkiak grek te tiranes
ani de pritni deri me 8 maj 2015 ja lshon basha edhe tiranen e qone janullatosin e beni kryebashkiak grek te tiranes