Të paguash taksine me anë të telefonit celular është më e thjeshtë në Nairobi sesa në New York, falë sistemit më të suksesshëm në botë të pagesave nëpërmjet celularit, të quajtur M-PESA. M-PESA u prezantua për herë të parë në Kenia në Mars të vitit 2007 nga Safaricom, një shoqëri e Vodafone Group. Aktualisht ky shërbim përdoret nga më shumë se 17 million Kenian ose 1/3 e popullsisë adulte. Sipas një artikulli në prestigjozen “The Economist”, 25% e prodhimit të përgjithshëm kombëtar të vendit kalon nëpërmjet sherbimit M-PESA. Skema M-PESA i jep mundësinë përdoruesve të telefonisë celulare të transferojnë para nëpërmjet aparatit celular dhe deri më sot ka rezultuar të jetë skema më suksesshme në botë. Pas suksesit në Kenia, M-PESA po përhapet edhe në vendet e tjera ku operon Vodafone. Ky shërbim përdoret tashmë gjerësisht nga më shumë se 16 milionë klientë në dymbëdhjetë shtete, të cilët kryejnë mbi 235 milion transaksione çdo muaj. Rumania e prezantoi në treg këtë shërbim në 1 Prill 2014 duke u bërë kështu vendi i parë në Europë që hodhi në treg shërbimet e M-PESA.
Po si funksionon M-Pesa?
M-PESA është një sistem për pagesat përmes celularit që mundësohet nga rrjeti i komunikimeve elektronike dhe që mund të aksesohet nga klientët e saj përmes çdo aparati celular dhe nga çdo klient i çdo operatori. Klientit nuk i duhet një tip i caktuar telefoni pasi transaksionet për dërgimin dhe marrjen e parave elektronike përmes M-PESA mund të kryhen nga çdo lloj telefoni që mund të marrë dhe dërgojë mesazhe SMS. Menjëherë pas regjistrimit për një llogari M-PESA, klientët mund të depozitojnë vlera të caktuara parash në llogarinë e tyre tek një prej agjentëve M-PESA të venë ne dispozicion nga Vodafone.. Klienti paraqitet përpara një dyqani të shitjeve me pakicë i cili ofron dhe shërbimet M-PESA dhe kërkon të depozitojë para në dorë (cash) në llogarinë e tij M-PESA. Llogaritë e M-PESA janë të sigurta, të mbrojtura me PIN dhe shërbimi asistohet nga shërbimi për kujdesin ndaj klientit 24/7.
Sipas burimeve nga kompania Vodafone M-PESA në Shqipëri, kompania synon të implementojë sherbimet M-PESA edhe në tregun shqiptar duke u bazuar në nivelin e lartë të penetrimit të shërbimeve të telefonisë celulare ne vend (rreth 190%), një nga më të lartët në Europë.
Me anë të skemës M-PESA, Klienti është i pari që përfiton në disa drejtime:
- Kosto – ky shërbim është dukshëm më i lirë krahasuar me shërbimet ekzistuese të transferimit të parave.
- Shpejtësia – akses i menjëhershëm në fondin e parave gjatë transferimit dhe pagesës në portofolin celular, akses i menjëhershëm përmes Agjentëve.
- Prakticiteti – mundësia për të kryer pagesa në distancë, lehtësi në tërheqjen e parave apo dërgimin e parave në zona rurale (duke shmangur udhëtimin drejt zonave urbane dhe varësinë ndaj palëve të treta. Klientët nuk do të jenë të varur nga oraret e punës së bankave dhe zyrave të postës për kryerjen e transaksioneve).
4.Siguria dhe gjerësia e mbulimit – me garancinë e Vodafone si një nga markat tregtare më të besuara në Shqipëri dhe në botë. Aksesi – nuk nevojitet kompjuter apo një pajisje e sofistikuar sepse çdo pajisje mund të suportojë këtë shërbim. Shërbimet e Vodafone ofrohen nën garancinë e markës Vodafone; dyqanet e saj të shitjeve me pakicë gjenden si dyqane Vodafone apo dyqaneve të shitësve me pakicë Vodafone dhe kanë penetrim të lartë dhe në zonat urbane dhe në ato rurale.
Shërbimi për pagesat celulare M-PESA ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendeve ku është implementuar duke sjellë shumë benefite për individët, shoqërinë dhe Qeveritë. Shërbimet e M-PESA i mundësojnë akses në shërbimet financiare qytetarëve pavaresisht nëse kanë ose jo një llogari bankare dhe që përdorin paranë në dorë për transaksionet e tyre të përditshme. Ashtu si ne vendet e tjera ku eshte implementuar, shërbimi do të sjellë ulje të nivelit të informalitetit në sistemin financiar dhe në ekonomi, do të reduktojë përdorimin e kanaleve informale për dërgimin e parave si dhe i mundëson klientëve të aksesojnë shërbimet financiare në afërsi të vendeve ku ata banojnë dhe punojnë, duke realizuar kështu premtimin për zgjidhjen e dy problemeve të mëdha në lidhje me përfshirjen financiare, mungesën e afërsisë dhe kostot e larta.
Aktualisht, kompanis Vodafone M-PESA ka ngritur të gjithë strukturën dhe ka përshtatur skemën M-PESA për vendin tonë. Me nje vlerë investimi që arrin vlerën e 3 milion Euro, Vodafone M-PESA është gati të sjell për konsumatorin shqiptar këtë shërbim inovator që do të lehtësoj të përditshmen e tyre duke kthyer telefonin celular në një portofol të vërtet elektronik.
*Bazuar në artikullin e The Economist
