“Ma bëri ajo k**va”, të bërtiturat e gruas kur pa burrin të vdekur

Ornela

Shtetasi Arben Ishmaku, 42 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur pranë biznesit të tij.

Sipas tch qe citon dëshmitarët në vendngjarje, bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, por ndërkohë nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera në trupin e 42 vjeçarit. Pranë trupit të tij u gjet edhe një çifte.

Njoftimi i policisë

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *