“Ma shpife, shoqëri shqiptare, ma shpife”

Dita

Nga Ledi Shamku- Kjo shoqëri që s’po e njoh më! Dita e djeshme nisi me një vajzë të re që vendosi të vdesë. U hodh nga kati i katërt dhe mbaroi! E po ashtu mbaroi e gjitha me një rresht lajmi Dita e djeshme sosi me një program (program?!) televiziv, po prapë me një vajzë të re që vendosi të shesë.

Shoqëria i futi veshët në lesh për vajzën që vendosi të vdesë, por ama e hapi gojën çorap për vajzën që vendosi të shesë.

Kam ra me fjetë me një pështjellim të madh në stomak nga neveria e shtirjes banale, e moskokçarjes vrastare, e asaj që Kundera e quan: Lehtësia e papërballueshme e qenies! Ma shpife, shoqëri shqiptare, ma shpife! Nuk po të njoh më. Ose kështu ke qenë përherë e unë në naivitetin tim të kam idealizu rrejshëm. Ma shpife!

Share This Article
8 Comments
  • kur ke guxim ta thuash edhe ti kete fjale o Ledi bucja lere se cmund te thote nje grua e moralshme!

  • E gjithe kjo krize shpirterore qe con ne vet vrasje, ka lidhje me ekonomine E KEQE ne te cilen jeton shoqeria shqiptare

    Duhet te presim te beje Rama reformat derisa te ngopet duke u pasuruar ai me biznesmenet e tij qe gelojne ne PS

    Reformat ne Shqiperi nuk behen qe ti sherbejne shoqerise shqiptare per te ngritur mireqenien e tyre ekonomike,
    por behen
    per dy qellime :
    Te kenaqin nderkombetaret dhe te pasurohen politikanet tane,

  • Ndoshta zonja ne fjale dont te thoshte ma shpife shoqeri shqipetare qe polle kete klase politike dhe keta sherbetore te kesaj klase politike, pjese e te ciles eshte familjarisht???

  • Po kalo ne menopauze dhe Ledi. Sa here na i ke shpif ti mi Ledjana por ne s’te kemi thene gjys-llafi, madje te kemi lene te llomotitesh, me ate shqipen tende te cale, here me dialekt, e here me standard.

  • Sa leke boni Shkreli (yt shoq) me tenderat e Rames dje??? Pe rte tjerat nuk ka problem se kavardisemi me dhjamin tone…

  • Znj.Shamku,

    Shqipèria jonè dhe “shoqèria” e saj, èshtè pikèrisht ajo qè ka bèrè politika qè ju i pèrkisni, nè kètè çerekshekullin e fundit.
    Herè tè “majtè” e herè tè “djathtè”, nuk keni bèrè gjè tjetèr veç vjedhje, vrasje dhe plaçkitje. Pèr SHOQÈRINÈ SHQIPTARE, nuk kishte shumè vend, nè kètè makutèri çakallèsh. Edhe kur ajo (shoqèria), èshtè ngritur nè kèmbè tè artikulojè zèrin e protestès,,,,, e kini vrarè apo e kini tradhtuar, pasi i kini marrè votèn.
    Njè shoqèri e tillè moj Zonjè, nuk ka kurajo qytetare sepse èshtè e ngarkuar me sigurimin e mbijetesès. Ju prisni nga shoqèria, atè qè nuk jini tè gatshèm tè tregoni nè tè pèrditshmen tuaj.
    Fillojeni me njè apel, kolegève tuaj Znj Shamku. Ata ia kanè shpifur shqiptarève, me tradhtinè qè i bènè votès sè 23 qershorit. Shqipèria jonè, nuk ka drejtèsi ligjore moj Zonjè. Nuk ka njè politikè tè pèrgjegjshme qè ti shèrbejè qytetarit por e vjedh dhe e vret atè, sa herè ti teket, pa iu dridhur qerpiku.
    Ma shpife, thoni Ju?
    Ju dhe klounèt si Ju me tesera hajdutèrie (partie), ia kini shpifur me kohè shqiptarève. Aq shumè ia kini shpifur saqè çdo gjè iu duket “normale” sot. Edhe kur hidhen nga kati i katèrt apo kur marrin bar miu, pèr ti dhènè fund jetès mynxyrè qè i ka dhènè po, itika shqiptare.
    Tè na rrojè Gjiri i Lalzit Znj Shamku, me Sali efendinè dhe me Like floririn, me Ju qè donit tè na rilindnit por qè na bètè mutin. Vazhdoni hipokrizinè moj Zonjè.
    “Çi qi tèmèn shqiptarève”. Ata e kanè vetè fajin, qè nè vend qè mbysin vetveten, nuk shkojnè ti tregojnè vendin, atyre qè u vjedhin tè sotmen dhe tè ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *