“Ma, s’më ftuan prapë në ditëlindje”, nëna e djalit autik ndan mesazhin prekës

Bora Basholli

Janë këto gjëra që më bëjnë të qaj natën e që më shqetësojnë për djalin tim të mrekullueshëm”, tha një nënë australiane për një radio vendase, teksa shpjegon që nuk do që jeta e djalit të saj të përkufizohet nga autizmi.

Nëna po fliste në një program që mbahej për Muajin Botëror të Autizmit, dhe tha se djali i saj i vogël i kishte ardhur i trishtuar kur vëllai tjetër, pa autizëm, ishte ftuar në një festë ditëlindjeje dhe ai jo.

E di që ndodh shpesh që fëmijët autik të mos ftohen në ditëlindje, ndaj u bëj thirrje prindërve që të mendohen mirë kur të organizojnë festa”, tha Kate Mead, nënë e tre fëmijëve.

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *