“Macja e zezë” në “San Siro”, Inter pëson humbjen e parë të sezonit

DITA Online

 

Inter ka pësuar humbjen e parë në Serie A ndaj Udineses pasditen e sotme.

Vizitorët kanë përfituar më së miri nga gabimet e skuadrës së Spalletti-t duke triumfuar me rezultatin 3-1.

Me këtë humbje Inter për momentin mbetet në vend të parë të renditjes por një fitore e Napolit dhe e Juventus mund ta zbresë në vend të tretë.

Megjithëse ishin vendasit ata që e filluan mirë ndeshjen duke ushtruar presion mbi kundërshtarin, pas një gabimi në mbrojtje të Santon, Udinese gjen golin e avantazhit me anë të Lasagna.

Por miqtë nuk kishin kohë të festonin golin pasi Inter kundërpërgjigjet menjëherë me Icardi-n vetëm dy minuta më pas.

Zikaltrit krijojnë volum loje por Udinese qëndron e bashkuar dhe pas pushimit, sërish pas një gabimi të Santon i cili shkakton një penallti, vizitorët kalojnë për të dytën herë në avantazh.

Inter hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe pëson të tretin nga Barak në minutën e 77-të duke shuar shpresat e tifozëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *