Macja i kushton shtrenjtë Beshiktashit

DITA Online

 

UEFA ka gjobitur Beshiktash me 34 mijë euro për krimin e pafalshëm duke lënë një mace të ndërpresë ndeshjen e tyre të Champions League ndaj Bajern Mynih në mars.

Arbitri Michael Oliver duhet të ndalte lojën për dy minuta në Vodafone Arena kur macja doli në fushë të lojës gjatë pjesës ës dytë të ndeshjes.

Si pasojë UEFA ka ndëshkuar Beshiktash, duke i shpallur fajtorë për “organizim të pamjaftueshëm”.

Ka qenë një natë e keqe për klubin turk, pasi përveç problemeve me UEFA-n, pësoi edhe humbje 3-1 ndaj Bajern.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *