Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Philip Hammon, mbron “shefin e maçokëve”, Palmerston, ndaj supozimeve se ai është një spiun i infiltruar, shkruan Mirror,
Hammond e mbrojti maçokun Palmerston nga akuzat e një deputeti konservator se kafsha mund të ishte një agjent i një fuqie të huaj.
Konservatori Keith Simpson, që bën pjesë në Komitetin e Sigurisë dhe Shërbimit Sekret ushtroi presion mbi Hammond duke e pyetur nëse maçoku ishte kontrolluar si duhej për “çimka përgjuese” nga shërbimi sekret.
Ai e pyeti: “A u verifikua siç duhet nga Shërbimi Sekret dhe a është skanuar për “çimka përgjuese”? A mund të siguroni ju parlamentin dhe shumë paranojakë të “Brexiter”, për prejardhjen britanike të maçokut Palmerston që ai nuk është duke punuar si agjent i infiltruar nga Komisioni i BE-së?”
Hammond, duke i afruar sigurinë e tij “kategorike” që maçoku Palmerston po e kryente detyrën e tij shumë mirë, theksoi se “përfundimisht, ai nuk është një spiun i infiltruar”:
“Mund t’ju siguroj kategorikisht se Palmerston është verifikuar rregullisht. Sa për të qënit gjumash, padyshim që është një gjumash. Ia kam thënë shumë shpesh në zyrën time.”
Duke treguar se Palmerston ka kapur tre minj që në 6 javët e tij të para, Sekretari i Jashtëm i Britanisë këmbënguli: Ai është përshtatur në mënyrë të përkryer dhe i ka kryer detyrat e tij mëse kënaqshëm.”
Madje, ai shtoi se maçoku do të kishte shumë shpejt, më shumë fansa në Twitter sesa dhe vetë ai.

