Franca dhe Turqia rinisin dialogun, Erdogan i shkruan letër, Macron ia kthen turqisht…

Ornela

Erdogan dhe Macron kanë lënë pas tensionet deri në akuzat personale mes tyre duke rënë dakord për t’u ulur në dialog.

Presidenti i Turqisë hodhi vetë hapin e parë duke i dërguar një letër Macron-it për t’i uruar vitin e ri apo dhe për të shprehur ngushëllimet për sulmet terroriste në Francë.

Macron nuk e ka injoruar letrën duke i kthyer përgjigje, madje e fillonte me ‘’I dashur Taip’’ në turqisht.

Të gjithën e ka zbuluar ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu i cili thotë se letra e Macron ishte shumë pozitive dhe së shpejti mund të ketë një video-konferencë mes tyre.

Tensionet mes Erdogan dhe Macron nisën fill pas tensioneve në Egje mes Turqisë dhe Greqisë si dhe sulmeve terroriste të njëpasnjëshme në Francë nga ekstremistë të vetëquajtur islamë.

Nga ana tjetër Erdogan e fyeu publikisht Macronin duke thënë se ka nevojë për ‘trajtim mendor’. Franca mori menjëherë vendimin për të tërhequr ambasadorin francez nga Ankaraja.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Sulltani po e drejton lojen si don vete !

    Ia çoi shurren gjat gjith veres greqise tani i thote hajde ulemi !
    Makronin e beri per psikiatri dhe me nji leter e ben si qengj te butë!
    Arabise saudite i thoshte qr duhet te shohe veten ne pasqyre ,arabet o thane nuk blejme me mallra e tua tash me nji telefon dhe arabet turen pas suxhukut !
    Me putin edhe pse i rezoi avionin dh3 ekzekutuan ambasadorin dhe disa nga armet ruse i nxori jasht loje ne siri dhe karabak serish miqesia e tyre esht e ” forte ”
    Ndersa trampit i uroi pension te mbare dhe amerikes i tha qe duhet ti permbajet regullave demokratike !
    Merkelin e ka si te veten , xd!
    Ndersa me Britanine nenshkruan marveshjen me te madhe tregtare ndermjet dy shteteve dhe po mendojne te prodhojne nje dr9n te perbashket dhe politikisht jan ne nomentin me te mire mes tyre !
    Ndersa pati nji telefon me te perzemert me kryeministrin italian ku u theksua mbeshtetja e qeverise legjitime te libise , si edhe u diskutua situata ne egje !
    Me kinen kane filozofine win-win , dhe para ca ditesh ariti treni i pare i mallrave me 45 vagone nga stambolli ne shangai , dhe turqia esht vendi kyç ku do kaloje rruga e mendafshit qe lidh kinen me europen !
    Ndersa u mbajt takimi 3 palesh turqi -pakistan – azerbaixhan u dikutua per projekte madhore ushtarake ,ekonomike , dhe politike , ku zu nje vend te veçante teknollogjia berthamore e pakistanit gje qe shkaktoi zemerim ne indi !
    Para ca ditesh lideri irakian vizitoi ankarane ku u nenshkruan mareveshje te medha per rindertimin e irakut dhe perpunimin e naftes se irakut ne turqi gje qe shkaktoi zemerin ne iran !
    Nderkohe ne afrike po leviz fuqishem ,somalise i pagoi te gjitha borxhet qe i kishte fmn -se ndersa ne Mali po mbeshtet fuqishem me mjete rezimin e qeverise pro franceze , dhe po perpiqet te futet fuqishem ne te gjitha ish kolonite franceze !
    Nderkohe me vendet latine ,si Brazili ,Meksika ,Venezuela Peruja dhe Argjentina mardheniet tregtare dhe politike jan ne nivelet me te larta duke pasur vizita te ndersjellta te shpeshta dhe duke nenshkruar marveshje te shumta !
    Pra sulltani i cili esht ne kulmin e tij politik dhe pritet ne vazhdim ca goditje te fuqishme ne skenen politike boterore !
    Dhe siç tha nji dijetar japonez: ne çdo 100 vite diku ne bote del nji politikan gjeni dhe kete rradhe e paten fatin turqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *