Macron dhe Merkel pritet të dalin me propozim konkret për Serbinë dhe Kosovën

DITA Online
BELGIUM LEADERS

Takimi i 29 prillit do të prodhojë zhvillime shumë më serioze se përballja Haradinaj – Vuçiç. Aty pritet që, nën patronatin e Merkelit e Macronit, të propozohet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Në Berlin janë ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vetëm Kosova e Serbia do të përfaqësohen nga kryeministrat dhe nga presidentët. Aty janë ftuar kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi bashkë me homologët e tyre Ana Bernabiç dhe Aleksandar Vuçiç.

Presidenti Trump, në letrat që u kishte shkruar Thaçit e Vuçiçit, u kishte thënë se marrëveshja finale do të nënshkruhet nga ta në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë rrugën drejt marrëveshjes po e shtrojnë Franca e Gjermania.

Mikpritës të takimit të 29 prillit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Merkel, që ka kundërshtuar lëvizjen e kufijve në Ballkan, po merret personalisht me çështjen e Kosovës.

Në këtë takim pritet që të propozohet një dokument në kornizat e së cilit do të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë.

Marrëveshja s’do të përfshijë ndarjen, por nuk do të jetë më e mira për Kosovën. Ajo më shumë mundësi do t’i lejojë Serbisë sovranitet në pjesë brenda territorit të Kosovës.

Qeveria gjermane në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se qëllimi i Kancerlares dhe i Presidentit francez është stabilitetit në rajon, veçmas mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq dy liderët e Kosovës shkojnë në Berlin pa qëndrime të unifikuara. Thaçi sot ka takuar komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, ndërsa Haradinaj nga Sllovia e Lipjanit ka akuzuar Hahnin dhe Federica Mogherinin se e kanë humbur një vit kot me deklaratat për shkëmbime të territoreve.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *