Zor se ka njeri më të përfolur në botën e mjekësisë këto ditë sesa profesori ekscentrik francez, Didier Raoult.
Ai është një sensacion në rrjetet sociale për qëndrimet që mban. Edhe këtë herë, kur bota është në mesin e një pandemie, nuk mund të mos mungonte 68-vjeçari.
Së fundmi, edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron e ka takuar për t’u këshilluar, shkruan gazeta Daily Mail.
Doktori francez, Raoult thotë se ka marrë rezultate befasuese nga ilaçi i rekomanduar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ai e ka përdorur ilaçin hidroksiklorokinë për të trajtuar pacientët me korona.
Rezultatet janë thellësisht pozitive, thotë ai, edhe pse komuniteti mjekësor nuk është i bindur.
“Disa njerëz janë çmendur me metodologjinë”, thotë ai. “Por objektivi ynë si mjekë është që të shërojmë njerëzit”.
Autoritetet franceze kanë lejuar përdorimin e këtij ilaçi, por vetëm në raste të rënda.
Më herët, ky ilaç është përdorur në luftën kundër malarjes.
Ekziston shqetësimi se ilaçi ka efekt të rënda anësore, sidomos te njerëzit me probleme në zemër.
j.l./ dita

Covidi edhe pa kete ilaç shkakton probleme me zemeren! Sidomos ne stad te fundit! Pr Raoult e perdor qe niveli i virusit te bje ne trup e njerezet mos te perkeqesohen ete perfundojne ne reanimacion! Plus se kur ul nivelin e virusit ne trup imuniteti i yt lufton vuIrusin ma kollaj edhe je shperndares i virusit per nje kohe ma te shkurt! Jugi i Frances nen Lyonit eshte me Raoulti , pertej jane me Parizin! Vdekshmeria ne keto 2 hapesira tregon se vdesin ma pak me protokolin e Marsejt , qofte ky halla jo akademike per parizianet, se me protokolet e Parizit! Ne punojme me protokolin e Pr Raoult kendej edhe rezulton me shume ma pak komplikime per pacientet!