Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar në nota humori marrëdhënien e tij me presidentin amerikan, duke përmendur si baba themelues të saj, amerikanin Benjamin Franklin dhe filozofin francez,Volter.
“Ata putheshin gjithmonë në faqe”, tha Macron sot në Kongresin amerikan.
Krahas humorit, Macron theksoi të përbashkëtat që ndajnë dy shtetet.
” Kemi luftuar krah për krah në shumë beteja, që prej fillimit të SHBA-ve kemi ndarë një vizion të përbashkët të njerëzisë, vendet tona mbështeten tek të njëjta ideale, kemi punuar së bashku për këto ideale universale: liria, toleranca, barazia e të drejtave. Vendimi i Trump për të nderuar Francën me vizitën e parë shtetërore është një simbol i fortë “, nënvizoi Macron.
Ai nuk la pa përmendur edhe tragjeditë, të cilat kanë prekur si Francën, ashtu dhe SHBA-në.
“Gjatë viteve të fundit vendet tona kanë njohur tragjedi të shumta. Kemi vuajtur për faktin që jemi shumë të lidhur me vlerat tona, parime të cilat terroristët i urrejnë”, ka shtuar së thënuri Macron.
Presidenti francez u shpreh se viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste janë pikërisht arsyeja përse Franca bashkon forcat me SHBA-në në Siri dhe në Sahel.
Macron u shoqërua në Kongresin Amerikan nga lideri i shumicës në Dhomën e kongresmenëve, Kevin McCarthy, dhe udhëheqësja e pakicës në Dhomë, Nancy Pelosi.
s.a/dita
