Macron: Një valë e dytë e mundshme e Covid-19 do të godasë moshat e reja

J L

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi se Franca është “vetëm në fillim” të shpërthimit të koronavirusit të ri, që ka lënë të vdekur 674 njerëz dhe ka infektuar 16,018 persona.

“Ne jemi vetëm në fillim të kësaj epidemie”, tha ai pas një vizite në një shërbim shëndetësor në Paris, ndërsa u kërkoi francezëve të mos frikësohen, pasi autoritetet ishin “të organizuara” përballë krizës.

Presidenti francez tha se kjo është emergjenca më e rëndë shëndetësore e 100 viteve të fundit në Francë.

Në Francë janë mbyllur prej ditësh shkollat, kopshtet, çerdhet dhe universitetet.

Macron tha gjithashtu se një “valë e dytë” e mundshme prej koronavirusit “do të godasë të rinjtë”, shkruan The Sun.

“Duhet të përgatitemi, ne dhe stafi mjekësor”, është shprehur Macron.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *