Macron: Nuk është e mundur pagesa e gazit në rubla

Amelda Amelda

Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar  kërkesën e Rusisë që gazi rus të paguhet me monedhën e Kremninit, rubla.

Ndërkohë Evropa po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se  dëshiron që vendet “jomiqësore” të Rusisë  të blejnë gazin e saj me rubla.

Lëvizja mendohet se synon të nxisë rritjen e  monedhës ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit, shkruan BBC.

“Të gjitha marrëveshjet  që janë nënshkruar janë të qarta. Kjo është e ndaluar,” tha Macron në një konferencë shtypi pas një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Firmat evropiane që blejnë gaz dhe që operojnë në territorin evropian duhet ta bëjnë në euro. Prandaj  nuk është e mundur të bëhet ajo që kërkohet, nuk është kontraktuale”, tha  Macron.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Rusia eshte territor europian
    Euro nuk esht monedhe eksluzive per cdonjerin vend te kontinentit Europian.

    • po kontratat e firmosura ? Apo vari karin.
      Diktatori Putin duhet ta kete kuptuar tani qe vaji i kandilit te tij po firon dita dites

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *