Macron paralajmëron Sirinë: Nëse janë përdorur armë kimike do të sulmojmë

Leda Hysa

Presidenti Francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar Sirinë se Franca do të ndërmarri sulme ushtarake nëse raportimet për sulme me armë kimike ndaj civilëve rezultojnë të vërteta.

“Do të nisim një sulm ndaj vendeve ku këto sulme organizohen”, është shprehur Macron duke shtuar se inteligjenca franceze nuk kishte zbuluar fakte se në Siri ishin duke u përdorur armë kimike të ndaluara.

Reagimi i kreut të qeverisë franceze erdhi pas raportimeve të shumta të gjatë këtyre dy muajve se në qytetet të cilat kontrollohen nga rebelët sirian janë duke u sulmuar me armë kimike nga ana e regjimit të Bashar al-Assad.

Ndërkohë nga ana tjetër forcat e regjimit e kanë mohuar përdorimin e armëve kimike dhe kanë deklaruar se gjatë sulmeve të tyre nuk shënjestrojnë civilë.

Gjatë vitit të kaluar Macron ka deklaruar se përdorimi i armëve kimike nga forcat e regjimit përfaqësonte një vijë të kuqe për qeverinë franceze.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *