Presidenti francez Emmanuel Macron deklaron se i ka thënë Vladimir Putinit se kishte kryer një “gabim historik dhe themelor” duke pushtuar Ukrainën dhe tani ishte “i izoluar”.
“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe thelbësor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha ai në një intervistë për mediat rajonale franceze.
Macron gjithashtu nuk përjashtoi një vizitë në Kiev së shpejti.
Udhëheqësi francez ka pasur shumë më tepër kontakte me Putinin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, krahasuar me shumicën e homologëve të tij perëndimorë.
Telefonata e fundit e raportuar ishte një bisedë trepalëshe të shtunën midis Macron, Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
a.m/dita
Po pse ju francezet mos jeni burra me te mire?Qe keni bere genocide pa fund ne Afrike. Saqe i keni zhdukur dhe gjuhen nje pjese te atij kontinenti. I keni bere si vetja te flasin frengjisht.