Macron në Beograd, gazeta serbe zbulon bisedën me Haradinaj

Leda Hysa

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Serbinë në datat 15-16 korrik.

Vizita do të zhvillohet pak ditë pas Samitit të Ballkanik Perëndimor në Paris në datat 1-2 Korrik.

Lajmi ishte bërë publik disa muaj më parë, por vetëm ditën e djeshme është konfirmuar.

Në një shkrim dedikuar kësaj vizite, “Telegrafi serb” shkruan:

“Macron nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës. Ai e ka demonstruar këtë edhe në samitin e Berlinit”.

Macron siç raportohet “ka kërkuar nga Haradinaj heqjen e taksës në mënyrë që të hapi rrugën për rifillimin e dialogut, por bashkëbiseduesi në anën tjetër me këmbëngulje kërkoi që Berlini dhe Parisi ta shtyjnë Serbinë që ta njohë pavarësinë duke imponuar liberalizimin e vizave”.

“Ju nuk jeni në pozicion që të kërkoni çdo gjë. Ja, unë po ju them, nga Franca ju nuk do të merrni asgjë”, citohet të ketë thënë Macron sipas dy personave që kanë qenë pjesë e takimit të presidentit francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin.

Franca është një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë.

l.h. / dita

Share This Article
10 Comments
  • Franca ka qene perhere aleate e serbve dhe mike e ruseve
    Mjafton kerkoni ne google me fjalet kyce macron-vucic dhe do dalloni thuajse ne te gjitha fotot perzemersine e lar te Macron me homologun serb.
    Qeshje, shtrengime duarsh te tepruara, gjithcka jashte protokollit.
    Liderat tane jane shume larg ketij komunikimi qe percaktohet edhe nga nje histori e meparshme qe ne nuk e kemi per fat te keq.
    Per keta ne jemi ashtu sic tha ajo serbja “njerez te zbritur nga mali”.
    Dhe ndoshta kaq meritojme, sepse klasa jone politike eshte sharlatane dhe e ka lene ate vend ne injorance dhe katundari shekullore

    • Biometri ke te drejte
      Vetem se nje gje nuk kam kuptuar kurre
      Si ka mundsi qe liderat tane mgjths kjo Franca eshte keshtu sic eshte kaq armiqesore me Shqiperine, liderat tane kane qene ne vijimesi frankofil??
      I tille ishte Enveri
      I tille Sali shpellari
      I tille Nano
      I tille Edvin pordha Rilindjes
      ??
      Madje jemi nder te paktet vende ne Europe ku femijet kane ne shkolla frengjishten gjuhe te dyte te detyruar

  • Po ky Macroni pse harroi Liderin Boteror, Edvin Drogen me baba kriminel te Enverit, qe firmosi varjen ne litar te Havzi Neles sikur te ishte nje zog pule,

    PSE MACRON FRANCEZI I HODHI GELBOQEN DHE I TREGOI GISHTIN E MESIT

    sic:

    Beri Bota me Enverin do kohe me pare?

  • Shenim:Gjate bombardimeve te Serbise,oficeri-spiun qe
    lajmeronte autoritet serbe per vendbombadimet ishte
    francez. Ky nuk ishte dosido por oficeri i NATO-s…! Imagji
    nojeni ……! Ky Makroni,ne vend qe t’ i kerkoje falje Popu-
    llit kosovar,ben te kunderten duke i dhene ultimatume qe tregojne jo vetem miqesine France- Serbi por edhe me-
    gallomanine franceze. Vetem njeri e beri zap dhe e perbuzi Francen ne nje kohe tjeter….Prandaj eshte mire
    qe francezet mos mbajne kete qendrim por te zbresin ne
    realitetin e sotem.,…!

  • Pellazget me kafka superiore mendojn se egziston Serbia dhe Franca…. Macron nuk eshte me Francen por eshte me Serbin thone pellazget me kafka superiore.

  • Ore komentues pse nuk e shikoni te keqen tek realiteti i qeverive te korruptuare shqipfolse, por gjithmon doni te beni fajtor tjetrin edhe kur gabimet jane tonat. Kerkoni llogari pushtetareve,votoni pa vjedhur votat, burgosni hajdutet e cfar do lloj kategorie dhe pastaj kerkoni llogari europes pse nuk ju afron ne gjirin e saj. Edhe mbas 30 vjetesh demokraci europa shikon vetem protesta qe mbeshtesin te padrejten. Astiri kerkon ti shperblehen ndertimet pa leje qe ne europe quhet vjedhje, studentet udhehiqen nga ngelsat, protestuesit udhehiqen nga Luli dhe Monika no coment per hajduterin e tyre. Ka mundesi te me spjegoje kush nga ju do ti kishte afruar keto lloj kaste nqs situata do te ishte ne te kundert. Ne jemi popull aq intolerant sa qe nuk kemi asnje emigrant. Dhe ota qe vijne ne shqiperi shteti mbyll syte dhe kundrabandiste i shfrytezojne ti marrin disa leke dhe ti hedhin ne anen tjeter. Kur europa na mbyll deren per keto veprime qeveritaret tane ne vend qe te mblidhen dhe te gjejne fajtori kercenojne europen,qe do te bashkohemi pa leje,do destabilizojme ballkanin,do bashkohemi me rusin,etj. Kjo eshte njesoj sikur nje i pastrehe ti korkoi komshiut ne nje nate te ftohte dimri ta strehoje ne shtepi,pasi i ka care koken gjithe veres me zhurma, dhe kur i zoti i shtepise thote jo, ai fillon ta shaje dhe krcenoj. Cfar do te benit ju ne kete situate,me siguri do te merrnit kallashin. Zoteri shqipetar kerkojme ne te hyjme ne shtepine europiane dhe europa tek ne. Ju qe komentoni dhe ju qe demostroni detyroni politikanet dhe qeveritare te bejne mire detyrat e shtepi, sepse cfar do lloj shteti e do nxenesin e mire,dhe auropa e hap vete deren edhe sikur ju mos te doni.

  • INTEL-MUT PRAP U ZGJOVE–TE HASH M… PRAP FILLOVE–NA KUJTON C’BERI ENVERI— lum si ti per trute qe ke i mjeri…………………….ZULLAP…..

  • LAVDI FRANCES–ARMIKUT TONE TE PERJETSHEM…QE NXORRI NGA GJIRI I SAJ KOLABORACIONISTIN GRANDIOZ LE PAEIN E QE ZHDUKU 15 PERQIND TE POPULLIT TE ALGJERISE.

  • Macroni harron vetem nje gje : flet me Raushinqe i njeh shume mire francezet sepse ka jetuar me ta , ka punuar me ta , edhe ishte ne burgine tyre disa muaj kot! Sot i ka ardhe ne dore me i treguar macronit te Frances cka eshte shqiptari !
    Per nenuk ndryshon gje pse deshtonParizi, per Macronin po : ia fundos endren se eshte alpha e omega i evropes !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *