Madona humb betejën ligjore

Dita

Madona ka humbur betejën ligjore kundër ish-asistentes të saj Darlene Lutz dhe shtëpisë së ankandeve “Gota have rock and roll’s”.

Ish-asistentja e Madonës nxori në shitje dy vite më parë 22 objekte personale të yllit të popit, mes tyre një letër dashurie të reperit Tupac Shakur, një palë mbathje dhe një krehër me tufë flokësh të saj në të.

Popstarja arriti të bllokojë shitjen e objekteve në atë kohë, por gjykata e Nju Jorkut la në fuqi vendimin e mëparshëm me argumentin se Madona ka shkelur afatet kohore, pra e ka bërë kërkesën e saj tepër vonë.

Ankandi tashmë do të mbahet në muajin korrik, dhe letra e dashurisë e Tupac Shakur është vlerësuar 100 mijë dollarë.

Këngëtarja dhe reperi u takuan në fillim të viteve ‘90, por ka qenë Tupac ai që ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies. Ndërkohë, në 1995 i shkruan një letër emocionale që mbart detaje personale ku i shpjegon arsyen e ndarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *