Fotot provokuese të këngëtares Miley Cyrus i gjen gjithandej nëpër media. Por ajo nuk është e vetmja që tërheq vëmendjen nëpërmjet pozave me nuanca erotike.
Një foto të ngjashme me ato të Miley-t ka realizuar edhe Madona, e cila për nga mosha mund të jetë nëna e saj.
55-vjeçarja e cilësuar si mbretëresha e popit ka postuar sot në Instgram një foto, në të cilën shfaqet me gjuhën përjashta, duke lëpirë derën prej xhami të dushit.
“Duke pastruar shtëpinë. Punët e grave nuk mbarojnë kurrë. Duhej të isha veshur si shtëpiake, por më pëlqen të vishem bukur”, shkruan Madona në diciturën e fotos.


