Madonna nuk është tërhequr nga turi i saj botëror, “Rebel Heart”, i cili është zhvendosur në Torino. Masat e rrepta të sigurisë kanë krijuar radhë të gjatë në hyrje të Pallatit “Alpitour”. Këto masa vijnë pas alarmit se edhe Italia është e rrezikuar nga sulmet terroriste pas ngjarjeve në Francë.
Kontrrollet e imtësishme bënë që koncerti të fillonte gati një orë me vonesë, në mënyrë që edhe fansat që prisnin në radhë të mos humbisnin asnjë pjesë të shfaqjes.
Dyert e Pallatit u hapën në orën 18.00 kur nisën të hynin edhe fansat e parë, disa prej të cilëve e kishin kaluar natën në radhë, duke pritur . Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan dy kontrolleve, në hyrje u kontrolluan cantat e tyre, ndersa më pas kaluan edhe përmes detektorit metalik.
Ndërsa Pallati ishte i rrethuar nga forca të shumta policie dhe qen antiekploziv të vendosur rreth e rrotull zonës ku po zhvillohej koncerti.
Megjithatë në fund të gjithë shijuan shfaqjen e cila u cilësua një sukses i radhës për Madonnën. Ky është koncerti i parë i këngëtares, ndërsa priten edhe dy shfaqje të tjera.
