1 ton kokainë në Spanjë, ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar

Dita

Një ditë pas goditjes së asaj që u konsiderua si mafia shqiptare në Spanjë, zbulohet identiteti i dy shqiptarëve të përfshirë në këtë grup kriminal, të cilëve iu sekuestruan 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro.

Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarët janë cilësuar si “kapo” të rëndësishëm të bandës së trafikut të drogës, dhe konkretisht flitet për Julian Deblini, lindur në Shqipëri, dhe Dritan Gradican, i cili rezulton me kombësi shqiptare.

Të arrestuarit e tjerë janë Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben del Castillo de la Torre, të dy me origjinë spanjolle.

Sipas informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kjo organizatë kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët transportonin nga Kolumbia sasi të mëdha kokaine në valixhe të zeza, dhe e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, ndërkohë që theksohet se anëtarët e bandës kishin role të përcaktuara qartë që nga fillimi i punës.

Ndërkohë , policia bën me dije se anëtarët kishin trajnim ushtarak, dhe ishin të përgatitur për çfarëdolloj situate që i prishte punë.

“Në materialin provë të mbledhur, ishte e qartë se disa nga anëtarët e akuzuar të kësaj strukture të trafikimit të drogës kishin trajnime ushtarake dhe ishin të prirur për dhunë”, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas të njëjtit burim, hetimet vijojnë për gjetjen e anëtarëve të tjerë, të organizatës së trafikut të drogës.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *