Mafia e plehrave është vënë në lëvizje

Dita

Tre deputetët socialistë kërkojnë amendimin e ligjit për ndalimin e importit të mbeturinave që me të drejte e mori qeveria Rama edhe si realizim të premtimit elektoral.

Arsyetimi i tyre se bisnesmenët kane shpenzuar 120 mln Euro, janë punësuar 35 mijë punonjës që mund të shkurtohen po falimentuan dhe se me këtë propozim do të ketë zhvillim ekonomik.

Të tre nismëtarët nuk janë analfabetë në ekonomi po me siguri janë të lidhur me interesa të fshehta.

Së pari kur investohet merret parasysh kapaciteti me lëndën e parë që ke, kërkesat e tregut dhe rritje të arsyeshme për çdo vit. N.q.s bën investime më të mëdha nga kapaciteti real i lëndës së parë atëherë le të falimentojnë.

Nuk mund të dëmtohet mjedisi dhe shëndeti i njerëzve nga pangopësia e tyre.
Së dyti thonë se nga falimentimi do të shkurtohet numri i punonjësve, gjë që nuk është e saktë sepse ata punonjës po punojnë prej tre vjetësh me riciklim vetëm të mbeturinave të vendit.

Së treti thonë do të ketë zhvillim ekonomik po u rrit kapaciteti i riciklimit me importin e mbeturinave. Lind pyetja a janë budallenj eksportuesit e huaj që nuk zhvillojnë ekonominë e tyre por mendojnë për zhvillimin e vendit tonë?

Është e qarte që ata mendojnë për mjedisin e tyre dhe dihet se vepron mafia e këtij sektori.

Shpresoj se Kryeministri Rama dhe qeveria e tij dhe grupi parlamentar nuk do të bien në llumin e propozuesve të kësaj çmendurie.

Faleminderit juve si gazetë që na jepni mundësinë të shprehemi. Me respekt Gëzim Celi

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *